Panucci i përgjigjet Armand Dukës: Ka thënë gjëra të shëmtuara për mua, zgjedhja e Shqipëria ishte vetëvrasëse

7 Shkurt 2020, 11:47Sport TEMA

Një pompë benzine (ku punonte 15 vjeç), një palë doreza dhe një dashuri me shikim të parë me futbollin. Duart luajtën një rol kryesor në startin e jetës së Christian Panuccit. Si djalosh i ri punoi, në mënyrë që të fuste 50.000 lira në javë në xhep dhe të mos iu peshonte më prindëre të tij. Futbolli shënjoi jetën e tij më pas, kur luajti me skuadra të njohura në Itali dhe gjetkë, deri te Real Madridi. Sot Panucci e shtrëngon fort topin dhe ëndërron një stol për të vazhduar të bëjë atë që do.

Christian, çfarë kohe po përjetoni në karrierën tuaj stërvitore?

Më pëlqen shumë të jem trajner. Fabio Capello më tha se duhej të vazhdoja këtë karrierë. Ia fillova me të në Rusi. Fabio më ka dashur gjithmonë në skuadrat e tij, kur luaja futboll, më ka frymëzuar edhe pas kësaj.

Pse Capello mendoi se ju mund të bëheshit trajner? Çfarë karakteristikash ka parë te ju?

Unë nuk e di dhe nuk dua ta them. Mendoj se kam qenë gjithmonë një lojtar me personalitet, me seriozitet profesional dhe gjithashtu me shumë karakter. Unë mendoj se ai më mori në Rusi për këtë arsye, isha me të atje për dy vite e gjysmë. Pastaj fillova të ecja vetëm te Livorno, Ternana dhe Shqipëria.

Si ishte përvoja në Rusi?

Është një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe shumë i bukur. Atje bëra shkollë si me Fabio Capello, edhe me Italo Galbiati. Ajo përvojë më bëri të kuptoj shumë gjëra. Unë mendoj se Galbiati është një kampion absolut. Ai më shpjegoi pak për punën, dinamikën e caktuar, stërvitjen dhe gjëra të tjera. Ishte e rëndësishme të rritesha me të dy.

A prisnit që aventura juaj me Shqipërinë të përfundonte më mirë? Atje ju pritën këndshëm…

Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund e mbyllëm të tretët. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Europë, ishte ai i Shqipërisë. Kjo kombëtare vinte nga Europiani i luajtur për herë të pare në histori. Të pranoje një post të tillë në atë moment ishte një gjysmë vetëvrasje, sepse ishte tejet e vështirë të kualifikoheshim. Ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë disa deklarata të shëmtuara për mua, por kur isha atje, nuk më ndërhyri për asgjë, më lejoi të punoj.

Ju luanit në një futboll krejtësisht ndryshe nga sot: si ishte marrëdhënia midis futbollistëve dhe trajnerëve në atë kohë?

Unë kisha fatin të luaja me klube të shkëlqyera. Për një trajner, të punojë në ato nivele, është e lehtë, sepse ka produktin maksimal në duart e tij. Lojtarët bëjnë gjithmonë lojën e duhur, lëvizjen e duhur. Një trajner thjesht duhet t’i menaxhojë. Kur e filloni nga Livorno dhe Ternana dhe e pastaj shkoni në Shqipëri, duhet të punoni shumë. Në Shqipëri nuk kam pasur asnjëherë kohë për të bërë atë që doja, me të gjitha ekipet kombëtare ndodh kështu. Pastaj, nëse skuadra është në nivelin e katërt, gjithçka bëhet e ndërlikuar. Jam krenar për marrëdhënien që kam krijuar me lojtarët në këto tri përvoja. Ne flasim ende me njëri-tjetrin dhe shkëmbejmë këshilla. Kjo është gjëja më e bukur.

2 komente në “Panucci i përgjigjet Armand Dukës: Ka thënë gjëra të shëmtuara për mua, zgjedhja e Shqipëria ishte vetëvrasëse”

  1. Orli says:

    Trajneri me kot qe ka patur Shqiperia ndonjehere! Niveli i tij ishte me nivelin e bujar nishanit = handikap (nishani nga dora e mendja e ky nga mendja)

  2. tifozi says:

    Dikur ne Shkoder, per ish ikonen e futbollit tone, Loro Boricin thuhej se:
    “Si lojtar, Loro Borici Meriton qe te hiqet Skenderbeu dhe te vendoset Loro. Si Trajner, Meriton te hiqet kali Skenderbeut dhe te vendoset Loro”.
    E njejta gje me Bonucin, qe si lojtar, ka qene klas, por si trajner, ka zero kualitet. Te jesh lider ne nje skuader ku luan vete dhe te jesh lider nga stoli, jane dy gjera komplet te ndryshme. Bonuci eshte nje shembull qe demostron kete thenie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje