Ditën e sotme në “Hotel Tirana” u mbajt Asambleja e Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH).
Të pranishëm në këtë Asamble ishin pjesëmarrës të gjithë presidentët e Federatave Sportive.
Përplasjet mes sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello dhe presidentit, Viron Bezhani kanë bërë që të kërkohet kjo asamble e jashtëzakonshme pikërisht nga sekretari.
Vlen të theksohet se i pranishëm në këtë Asamble është dhe presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka me sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulku.
Mësohet se në momentin kur Duka ka propozuar rezolutën e tij, ka qenë kreu i volejbollit Erlind Pëllumbi që e ka ironizuar duke i thënë:
“Këtu është me vota. Demokracinë me lekë vendose te futbolli”.
Ky e do si me “votimet” e Komitetit Qendror te babit Pellumb.