Paralajmëron zv-ministri i Brendshëm: Pas "KÇK" dhe “Forcës së Ligjit”, nismë kundër evazionit fiskal

10 Shkurt 2020, 11:33Kronika TEMA

Operacioni anti-KÇK, i nisur javën e shkuar, ka marrë vëmendjen e publikut me ftesat për justifikim të pasurisë, që u dërgon personave me të shkuara kriminale.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i ftuar në Dita Jonë ku foli për operacionin “Forca e Ligjit”, ndërsa theksoi se së shpejti do të ketë edhe një nismë tjetër.

“Si çdo nismë ka dyshime. Por kur ka nisma që i drejtohen krimit të organizuar dhe ndaj tyre nuk duhet të ketë akuza. Duhet të jemi bashkë kundër krimit të organizuar, pasi përbën kërcënim për të gjithë pavarësisht ngjyrimeve që mund të kemi. E rëndësishme është që OFL po vazhdon punën intensive. Janë sekuestruar një sërë pasurish, nga resortet te automjetet e blinduara dhe kjo do të vijojë”.

Çfarë ndodh me sekuestrot?

“Procedohet me SPAK-un dhe më pas masa kalon në Gjykatën e Posaçme. Në rastet kur personi nuk justifikon pasurinë.

Analizat do të jenë shumë të hollësishme. Imagjinoni që kemi persona që i shohim që kanë vila dhe pasuri të mëdha dhe ne e dimë në njëfarë mënyre se merren me diçka të ndaluar dhe në këtë moment ne shohim se jo të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ky akt normativ synon të rikthejë rregullat dhe t’i forcojë ato në një shoqëri të shëndoshë. Nuk mundet që këto persona të prishin rregullat e lojës”.

Zëvendësministri i Brendshëm paralajmëron se pas operacionit “Forca e Ligjit” do të ketë edhe një nismë kundër evazionit fiskal.

“Çdo nismë është politike. Do të ketë edhe një nismë kundër evazionit fiskal. Të gjitha këto, të marra së bashku, janë përgjegjësi politike. A duheshin adresuar kohë më parë? Sigurisht. Çdo qeveri nëse do të kishte marrë nisma të tilla do të kontribuonin në një shoqëri më të shëndoshë”, u shpreh Lamallari.

1 komente në “Paralajmëron zv-ministri i Brendshëm: Pas “KÇK” dhe “Forcës së Ligjit”, nismë kundër evazionit fiskal”

  1. Wtf says:

    Niseni nga makinat dhe vilat e politikanëve, aty i keni milardat te rezidencat luksoze dhe makinat e lluksit dhe ato para janë paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptarë të cilat iu duhen rikthyer.
    Se mirë bëni, që keni vënë në fokus krimin kryesisht paratë që burojnë nga narkotikët, por e para: ku është morali këtu kur sekuestroni paratë që vijnë nga droga dhe ia çoni shtetit, pra policisë për rindërtim se i bie që po ndërtoni Policinë e Shtetit me paratë e drogës, dhe ky është TURP. Ju i sekuestroni dhe i përdorni për strukturat shtetërore por kështu rrezikoni të hyni në histori si Policia e rimëkëmbur nga paratë që vijnë nga DROGA ???

    Morali e do që ato pasuri ose të eleminohen, asgjesohen, ose të shiten dhe paratë t’iu shkojnë të varfërve që s’kanë bukë të hanë në këtë vend. Çkuptim ka të merren paratë e drogës dhe këto para t’i çohen policisë kur dihet se korrupsioni është i pashmangshëm në çdo strukturë….

    E dyta, çdo politikan gëzon makinë lluksi, si e kanë blerë ? Me rrogën e shtetit ?? Bindeni qytetarin që pasuritë e politikanëve vijnë nga rroga e shtetit, se veç vetvetes askënd nuk bindni….nuk pamë gjatë këtij operacioni të ndalohet makina e ndonjë deputeti, e ndonjë polikani ish-vrasës, apo hajduti të parave të qytetarëve shqiptarë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje