Kryemadhi takon Yuri Kim: Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e ambasadores, LSI ndan të njëjtin vizion

11 Shkurt 2020, 12:46Politika TEMA
Kryemadhi takon Yuri Kim: Shpreha mbështetjen e plotë për 3

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar sot ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka zbardhur detaje nga biseda që është zhvilluar në selinë e LSI.

“Sot kisha kënaqësinë ti uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, Ambasadores znj. Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik SHBA.

Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim.

Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendi ti kthehet një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë.

Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit.

Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare.

Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë”- shkruan Kryemadhi. (TemA)

1 komente në “Kryemadhi takon Yuri Kim: Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e ambasadores, LSI ndan të njëjtin vizion”

  1. BreguLumit says:

    Oh moj grua e shtetit..oh e mjera shqipni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje