Shmangia e presidentit nga betimi i gjyqtarëve miratohet sot, deputeti i PS: Ja pse u mor ky vendim kundër Metës

12 Shkurt 2020, 09:53Politika TEMA

Në seancën e sotme plenare pritet të miratohen ndryshimet ligjore për ceremoninë e betimit të anëtareve të Kushtetueses dhe kryeprokurorit.

Kjo iniciativë u ndërmor nga mazhoranca pasi presidenti Meta nuk thirri për tu betuar Arta Vorpsin e për pasojë ajo nuk arriti të bëhej anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mori një “leter betimi” tek noterja.

Deputeti i PS-së, Adnor Shameti ka deklaruar se nuk do të ndryshohet Kushtetuta, por do të bëhen ndryshime në dy ligje organike ‘ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese’ dhe ‘ligji për statusin e magjistratëve’ për të cilat duhet shumicë e cilësuar.

Shameti sqaroi me hollësi ndryshimet që pritet të votohen sot në parlament:

“E drejta e ceremonisë së betimit, është e drejtë e presidentit. Nuk do t’ia heqim këtë të drejtë. Ajo që kemi kaluar në Komisionin e Ligjeve dhe do të votohet nesër në seancë plenare, është një shtesë që parashikohet se nëse presidenti nuk e ushtron këtë të drejtë brenda 10 ditëve, parashikohet që betimi i anëtarit të Kushtetueses të bëhet me shkrim dhe t’i niset presidentit dhe Gjykatës.

Pra e drejta e ceremonisë është e drejtë kushtetuese, ndërsa mënyra se si bëhet betimi do të rregullohet me ligjin organik”.

Sipas tij, kjo nuk bëhet për inate personale me Metën, por të zhbllokuar emërimet në këtë gjykatë.

“Nuk është personale me Metën, por është një nismë vetëm për të zhbllokuar emërimet në Kushtetuese që është detyrim i Bundestagut gjerman dhe pjesë e Reformës në Drejtësi. Këtë mekanizëm zhbllokues ne e kemi futur edhe në ligjin për statusin e magjistratit.

Parashikojmë që edhe për prokurorin e Përgjithshëm të bëhet e njëjta gjë si për anëtarët e Kushtetueses. Ceremonia e betimit për Prokurorin e Përgjithshëm bëhet nga Parlamenti, nëse parlamenti nuk e bën për 10 ditë, ai (kryeprokurori) e dërgon me shkrim aktin e betimit.

Këtë mekanizëm nuk e kemi shpikur ne por është sugjerim i Komisionit të Venecias që është dhënë për një rast të ngjashëm në Ukrainë. Ne këtë model kemi marrë si modelin më të mirë të zgjidhjes për të mos i lënë institucionet me vakanca. Sakaq ne presim mendimin e Komisionit të Venecias edhe për çështjen e Arta Vorpsit,. Kemi të parashikuar që në muajin mars të kemi marrë opinionin e Venecias për këtë rast”, ka shtuar më tej Shameti.

1 komente në “Shmangia e presidentit nga betimi i gjyqtarëve miratohet sot, deputeti i PS: Ja pse u mor ky vendim kundër Metës”

  1. Kalec Dega says:

    Ka 6 vjet ky parlament me shumice te socialisteve qe voton masa pro ose kunder Presidentit por pamundesisht per ta shkarkuar per shkelje te Kushtetutes.
    Pranda,j jane aty per korrupsion , lidhje me krimin e abuzim pushteti do thoni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje