Paketa anti-KÇK, pas Metës flet Avokati i Popullit: Mund ta ankimojmë në Kushtetuese, përgjimi një rrezik real ndaj të drejtave të individëve

16 Shkurt 2020, 14:23Politika TEMA

Institucioni i Avokatit të Popullit po vlerëson ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të paketës anti-KÇK, të cilën qeveria tashmë e ka dorëzuar në Parlament.

“Nëse institucioni i Avokatit të Popullit konsideron se shkelen të drejtat e njeriut mundet që të paraqesë dhe ankesë në Gjykatën Kushtetuese për çështje nga më të ndryshmet. Kështu që të gjitha janë elementë që ne jemi duke i vlerësuar. 

Ne do të dërgojmë rekomandimin dhe qëndrimin tonë edhe në Kuvendin e Shqipërisë” u shpreh Avokati i Popullit, Erinda Ballanca.

Në intervistën për A2, Erinda Ballanca thotë se akti normativ i qeverisë nuk justifikon kriteret e urgjencës, të përcaktuara qartë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Ajo i referohet një vendimi te vitit 2006.

“Duhet që të ketë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit, ku të evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publike dhe të drejtat themelore të shtetasve.

Dhe ky rrezik i dukshëm dhe i menjëhershëm nuk mund të kryhet sipas rrjedhës normale të legjislacionit. Situata e krimit në Shqipëri nuk ka ndryshuar në 5-6 vitet e fundit.

Nëse është përkeqësuar situata e krimit duhen zbatuar ato ligje të cilat qartësisht janë në fuqi”, shton Ballanca.

Ballanca e sheh te rrezikshëm edhe projektin e qeverisë për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit që lejon përgjimet pa autorizim nga prokuroria.

“Është një rrezik real ndaj të drejtave të individëve. Përgjimet për individët janë vetëm të ligjshmet, janë vetëm ato që autorizohen qartësisht nga ana e prokurorisë”, përfundoi Erinda Ballanca.

Sipas Ballancës edhe heqja e nenit që parashikonte shkatërrimin e përgjimeve pas 6 muajsh shkel të drejtat e njeriut.

Te njejtin shqetesim ka shfaqur dhe presidenti Ilir Meta dy dite me pare, teksa e kritikoi fort Paketen Anti-KÇK, dhe paralajmerimi i Ballances eshte me sa duket ne vije lineare me ate te Presidentit!

 

2 komente në “Paketa anti-KÇK, pas Metës flet Avokati i Popullit: Mund ta ankimojmë në Kushtetuese, përgjimi një rrezik real ndaj të drejtave të individëve”

  1. MACOKU says:

    MEDUKET SE E PASKA MAR ZARFIN ME MILJONA NGA ILIRJANI KJO ZONJA AVUKATE XHOQA PLER MOS SHKO MAS FIES TE KYIY MOSTRE SE DHE TY DO YKAPI SPAKU EDI VET TI SE KU

  2. Melhemi says:

    Nga eshte ai i “nderuari” president degjohet shpeshe nje shprehje:
    Paska gjetur tenxheria kapakun, kjo eshte shprehje qe lidh Meten me Ballancen.
    Ballance moj lavire perse nuk shikon statistikat e kriminalitetit por josh koqet e Metes ku dite ziu dhe pune ziu nuk di se çfar ben dhe akoma me keq se çfar do te beje ne te ardhmen.
    Verifikoje nje here keto dy jave pse vrasjet ne shqiperi shenojne zero,po perse moj korbe te jane mbyllur syte dhe veshet me antishqiptarzem dhe i vardisesh KçK personale dhe politike.
    Nuk ke kapacitet dhe koke qe ne kete situate qe eshte shqiperia ti te mbashe flamurin e te drejtave te njeriut dhe keta te tjeret nuk i dine .Aman se na hapet barkun me keto kerkesa te Ilir Metes qe shkon nga revolucioni tek grushti i shtetit dhe perfundon me hunde ne mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje