Këshilltari Henz pranon gabime në fushatën për tërmetin

17 Shkurt 2020, 20:07Antena TEMA

Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve për tërmetin, këshilltari Henz ishte shumë i dëshpëruar.

Gjithë Twitter-at e tij kundër Edi Ramës nuk i kishin marrë parasysh.

I vetmi që i kishte vlerësuar ishte Jari.

Ndaj vendosi të qajë hallet me të:

“I dashur Jari!

Kjo Konferenca e Donatorëve ishte një dështim i madh për ne, pasi nuk morëm parasysh që Edi Rama është njeri i pacipë.

Fola me kancelaren Merkel si këshilltar i saj dhe i thashë si shpjegohet ky turp.

Ai kërkon më pak, ju i jepni më shumë se sa kërkon.

Kancelarja Merkel më kërkoi ndjesë që nuk kishte dëgjuar këshillat e mija dhe kishte lajthitur për një moment.

-Është shumë i poshtër, tha. Më vuri në sedër. Italia do japë kaq, Franca do japë kaq, Erdogani kaq.

Nuk dija çfarë të bëja. E humba toruan, i dhashë 11 milionë.

-Po Italia, i thashë, si mundet ta bëjnë këtë ata? Ky ça su ka çuar, drogë, armë, kriminelë, prostituta.

-Nuk di ç’të them, tha. Më duket ka trembur kryeministrin Italian.

I ka thënë ata që kanë ngelë pa shtëpi në Durrës janë çeçenë, d.m.th malësorë, dhe do vijnë të zënë shtëpitë në Bari me forcë.

Ai i shkreti aq mban. U tremb, ja dha.

-Po ky Macroni që la nam, shkon i jep 160 milionë euro!

-Ai s’ka faj, më tha. U prek shumë që shqiptarët e shanë Francën për negociatat.

Nuk e zinte gjumi natën. Nuk di si të pajtohem me shqiptarët ,se më kanë sharë nga gruaja dhe motra, më thoshte.

Ky Rama si karagjoz i paska treguar historinë e një futbollisti shqiptar që humbi penalltinë kundër Barcelonës dhe e shau gjithë stadiumi nga motra dhe nëna.

Pastaj ai bëri një gol të vështirë dhe gjithë stadiumi filloi bërtiste “Kompetent ti je. Motër q… jemi ne”

Sa dëgjoi këtë, Macroni mbushi çekun. Qenka popull që reflekton ky, tha.

Pastaj kishte fut në sedër ata sauditët me Erdoganin.

Pastaj ata të Emirateve me Erdoganin. Ça të them unë. Intrigant.

Kështu i dashur Jari. Ne nuk llogaritëm faktin që ai është sharlatan.

Dhe u nxituam ne, u nxitua dhe Meta që paralajmëroi tërmet.

Herë tjetër nuk duhet bërë shaka me këto fakeqësitë, se i del për mirë atij. Duhet ta pranojmë këtë gabimin.”

1 komente në “Këshilltari Henz pranon gabime në fushatën për tërmetin”

  1. Likja says:

    ??? I madh je Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje