Këshilltari Henz tregon simbolikat e festimit të 100 vjetorit të Tiranës nga Ilir Meta

11 Shkurt 2020, 19:32Antena TEMA

Sot në 100- vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, presidenti Meta kishte vendosur të festonte me komunitetin dibran dhe Aleancën për Teatrin.

Këshilltari Henz, që kishte propozuar këtë strategji, i ka bërë këto shpjegime Jarit në emailin e tij:

“I dashur Jari!

Po të shpjegoj pse ishte e rëndësishme që Ilir Meta të festonte me komunitetin dibran dhe Aleancën për Teatrin, festën e 100- vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Së pari, ai është dhëndër në Dibër dhe duhet të theksonte faktin që ka kontribut familjar për krijimin e Tiranës, pasi dibranët janë ata që mësuan tironsit si të bëjnë tregti, si të bëjnë avllitë me mure dhe bahçet me lule, dhe si të hapin dyqane.

Për këtë arsye, dibranët konsiderohen vendalinj të vërtetë, që shënojnë kalimin e Tiranës nga fshat i madh, në qytet të vogël.

Së dyti, Tirana i ngjan shumë fatit të Ilir Metës.

Ajo është bërë kryeqytet, pa u bërë akoma qytet.

Edhe Ilir Meta është bërë kryeministër, pa u bërë asnjë ditë zyrtar shteti.

D.m.th puna e parë që ka bërë Ilir Meta, është kryeministër.

Dhe titulli i parë që ka marrë Tirana, është kryeqytet.

Në këtë aspekt ata ngjajnë shumë me njëri- tjetrin.

Së treti, prania e Aleancës për Teatrin në këtë takim kishte shumë kuptim, pasi përveçse duheshin për të hedhur parullat “Rama ik”, duhet të prodhonin dhe simbolikën e lidhjes së Teatrit me një figurë të Tironës.

Erion Veliaj do të rrënojë Teatrin ku është lujtur komedia “Prefekti” e Qazim Mulletit, ndërsa Aleanca kërkon ta mbrojë atë trashëgimi, pasi është kundër Qazim Mulletit si kryetar bashkie.

Së katërti, shkuarja e Metës në ceremoninë e Erion Veliajt do ishte dorëzim i tij para presionit të socialistëve, që duan ta rrëzojnë.

Sot Ilir Meta u tregoi atyre se ka dy bastione të fuqishme me të cilat do t’i rezistoj Edi Ramës si Elez Isufi, Ahmet Zogut, më 1921.

Tani Edi Rama le të guxojë ta shkarkojë po është burrë.

E di mirë se çe pret.”

1 komente në “Këshilltari Henz tregon simbolikat e festimit të 100 vjetorit të Tiranës nga Ilir Meta”

  1. Mashkullori says:

    Njeri,Like floriri,per turp te dheut,festoj 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet,atje ku pushtues Musolini ndertoj dopo lavoron…
    Ndersa tjetri,Veliaj,e festoj 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet,ne sheshin e kryeheroit te Shqiperise,Skenderbeuti cili edhe pse perballe perandorise me te fuqishme te kohes,asaj Osmane, e mbajti te lire Shqiperine per 25 vjet…
    Perfundimisht,njeri perkujton pushtimin…
    Tjetri perkujton clirimin,pamvaresine dhe prosperitetin…
    Sejcili le te nxjerre konkluzionte e veta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje