Pas vizitës së Metës në SHBA, dhe takimeve të tij aty, Jari duke u nisur nga përvoja e vet si ish President kur vizitonte SHBA-të, i ka sugjeruar sot një sërë vendesh që mund të vizitojë.
Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron.
Sot i kam dërguar një e-mail Preisdentit Meta për t’i treguar se me se mund ta pasurojë vizitën e tij më tej në SHBA.
I dashur Ilir!
Po ndjek me interes të madh vizitën në SHBA. Pas vizitës së Monikës dhe Mediut, vizita jote do t’i japë një impuls të ri opozitës për ardhjen në pushtet.
Nga përvoja ime e suksesshme në vizitat në SHBA do të sugjeroja disa pika që mund të nxisin shumë mbështetjen tek ne.
Në New York mund të shkosh në Bronx, në Artur Avenu. Aty ke dy restorante me gatime shqiptare, njëri që gatuan “Si tek Nona” dhe që bën paçe, pilaf, gjellë me jahni dhe kos dhe tjetri që bën ushqime tradicionale shqiptare.
Është dhe një kafe, shërben dhe si lloto, ku mund të takosh plot mbështetës të PD kryesisht nga Malësia.
Mos harro të takosh këta të rinjtë e “Vatrës”. Dhe ata mund të tregojnë ndonjë restorant.
Më tej në New Jork janë dy restorante të tjera të famshme shqiptare, në Manhaten, që me siguri të presin po t’u thuash.
Në New Jersey, ke një restorant të mirë, që është me PD dhe një tjetër është neutral.
Pastaj vazhdo në Filadelfia ke një restorant të mirë është nga Elbasani. Ai djali ka fituar nam të mirë në gjithë zonën dhe të pret me kënaqësi.
Pastaj ditën tjetër mund të shkosh në Ohaio. Dhe aty është një shqiptar i Kosovës që e qan gatimin. Ai bën dhe piskavica, fli, suxhuk dhe gjithë gatimet e Kosovës. Po të kesh dhe Ramushin me vete, me siguri e ke falas darkën.
Pastaj vazhdo në Miçigan. Aty mund ta shtysh një javë. Ka aq shumë restorante shqiptare dhe klube që mund të takosh njerëz, sa mund t’i japësh një dorë të mirë ngritjes së opozitës.
Po qe se të tepëron koha, pastaj hidhu deri në Teksas me avion se aty kemi një bazë të fortë. Por po nuk ke kohë lere se e mbulon Mediu atë pjesë.
Të jesh i sigurt se vizita të tilla ngrejnë peshë Diasporën dhe shtojnë shumë mbështetjen për ne në Shqipëri.
Të uroj të vijsh shëndosh e mirë.
I yti Jari!
Personazh emblematik ky Jari,megjithse tashme eshte pa mustaqe,hahaha.
Personazh emblematik ky Jari,megjithse tashme eshte pa mustaqe,hahaha.Eshte shume kar-izmatik,hallall.