Këshilltari Henz vendosi të njoftojë sot Jarin për suksesin e Fatmir Mediut në SHBA:
“I dashur Jari!
Po të informoj që Mediu ka pasur këtë javë një sërë takimesh të rëndësishme në SHBA.
Pata një bisedë paradite më të dhe më tregoi se ka qenë dhe tek hoteli “Trump” në Nju Jork, për të takuar djalin e Trumpit.
Ai nuk ka qenë aty dhe Mediu i ka lënë një shënim tek recepsioni i hotelit.
‘I nderuar mik.
Jam kryetari i republikanëve. Vij nga Shqipëria (Albania).
Jemi takuar një here bashkë para dy vitesh tek holli i hotelit.
Nëse të kujtohet, ju ishit duke dalë dhe unë të thirra në emër.
Ju më pyetet: Kush je?
Unë të thashë: Jam republikan.
-Nga cili shtet?
-Vij nga Albania, të thashë unë.
-Uff, ja bëre ti. E kemi humbur Albaninë. Shtet liberal.
-Jo, të thashë unë, mos e humb besimin, do ta fitojmë.
Një foto me presidentin Trump na duhet dhe e fitojmë.
-Nuk jam i sigurtë, më the ti.
Pastaj u desh të sqaroja që nuk jam nga Albania, që është kryeqyet i Nju Jorkut, por Shqipëria.
Ti qeshe dhe pranove të dalim foto.
Nëse do të kishe kohë të lire të të takoja një minutë sa për një foto të re, se nuk më besojnë në Shqipëri që jemi takuar, nëse përdor këtë foto që kemi para dy vitesh.
Më bë zile, se në çdo kohë jam gati’.
Në mbrëmje i kishte bërë zile sekretarja e tij dhe i kishte thënë që ‘gjendemi në Uashington dhe zoti Trump junior është shumë i zënë.’
-Faleminderit, i kishte thënë Mediu.
Më vjen mirë që e ndani me mua këtë angazhim të tij.
Pas kësaj më telefonoi mua i lumtur.
Kishte bërë screnshoot telefonatën e sekretares dhe ma çoi si provë.
Më duket se jemi afër fitores.”