VIDEO: Mister në Vlorë, tre fuoristrada gjenden disa metra në thellësi të detit

17 Shkurt 2020, 09:18Kronika TEMA

Banorët e Vlorës janë përballur me një ngjarje të çuditshme mëngjesin e sotëm teksa kanë parë tre makina fuoristradë të zhytura në ujë në zonën e plazhit të Vjetër në Vlorë.

Abc News bën me dije se bëhet fjalë për tre makina, dy të zeza dhe njëra gri, të cilat janë disa metra në thellësi të detit.

Nuk dihet se si kanë përfunduar makinat aty, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

“Gjthçka mbetet disi enigmatike. Makinat janë gjendur pak metra larg bregut të detit në zonën e Plazhit të Ri.

Dyshohet që Një prej tyre mund të jetë futur për të tërhequr një mjet lundrues që gjendej në breg dhe të tjerat kanë ngecur gjithashtu.

Policia ka shoqëruar një mjet lundruar që dyshohet se ishte pikërisht mjeti që është tërhequr nga fuoristradat.

Mbetet për t’u verifikuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje që lidhet me një trafik të mundshëm apo nëse makinat kanë ngecur aty për të tërhequr një mjet lundrues”, tha gazetari Elton Nika.

2 komente në “VIDEO: Mister në Vlorë, tre fuoristrada gjenden disa metra në thellësi të detit”

  1. Arber says:

    C’ fare misteri ? Ne mes te lungomares , tek WEFa , keshtu quhet vendi ne Uje te ftohte , tre tipa bejne ate qe kan bere qe prejh 25 vjetesh . Policia qe eshte prezente aty 24 ore nuk ka kohe te meret me ta , shikon ndnje shofer e ka vene rripin e sigurimit
    Cunat kane qene me rripa te siguruar nga te gjitha anet . Pra nuk ka asnje problem . Ne fund te fundit vlonjatet e kane pasion detin dhe jane lare me gjitha makina kesaj radhe.

  2. Kazani says:

    Njoftim i papare ku brenda pese reshtave artikull gjene idotesira te pafunda!Se pari thuhet qe jane gjetur dy foristrada te zeza dhe nj gri,kur ne foto eshte e kunderta;se dyti thuhet se makinat jane gjetur ne plazhin e vjeter e me poshte thuhet se jane zhytur ne zonen e plazhit te ri!te papare keta gazetare e uroje qe te jete gazetari ne fjale Elton Nika!Ky eshte lajm per lajm dhe nuk eshte ndonje habi te na pergenjeshtrohet ky lajm duke na thene se skafi ka mbetur ne det dhe foristradat kane vajtur per ta nxjerre ate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje