Këshilltari Henz i shqetësuar për zhgënjimin e zonjës Eni, pas emisionit me Metën

18 Shkurt 2020, 20:43Antena TEMA

Këshilltari Henz ndoqi dje me vëmendje intervistën e presidentit Meta tek zonja Eni.

Tema ishte shumë interesante dhe brenda pritshmërive që kancelaritë europiane i kanë dhënë këshilltarit Henz, se Edi Rama do rrëzohet në prill.

Por gjatë debatit, këshilltari Henz pati disa momente ku mendon se Ilir Meta nuk e kontrolloi mire situatën.

Ndaj i shkruajti Jarit:

“I dashur Jari!

Siç e pe dhe vetë, presidenti Meta u mbajt mirë në fillim të emisionit.

Ai hodhi poshtë entuziasmin për ndihmat e botës për tërmetin dhe theksoi se ndihmat treguan që bota nuk beson tek Edi Rama.

Dhe e vërteta është se po të ishte Meta në pushtet, do merrte më shumë dhe nuk do të  flitej as për monitorim, pasi njerëzit janë të qartë që ai di t’i rregullojë lekët.

Por nga fundi i bisedës mendoj se pati disa lajthitje, sidomos kur u pyet për videon seksi që kishte paralajmëruar që kishte për një ambasador të BE.

Aty ai e humbi kontrollin dhe krijoi mosbesim tek demokratët.

Pas kësaj, zonja Eni filloi të pyesë.

-D.m.th zoti president, ju nuk keni pasur video seksi për ndonjë ambasador?

-Natyrisht që nuk kam patur. Unë nuk bëj kurrë shantazhe me video seksi. Këto i bëjnë portalet.

-Po ju dhe zoti Berisha keni folur për video seksi zoti president.

Njerëzit kanë pritur ta shikojnë atë.

-Unë nuk kam folur për video seksi.

Ka fol Nikua, ka fol Lona, ka fol Tit Vasili etj, por ata nuk janë pjesë e Presidencës.

Kjo nuk është e vërtetë. Është shpifje e  Mero Bazes dhe portaleve të tjera.

Pas kësaj, shumë demokratë u demoralizuan, pasi mendonin që ai kishte vërtet një video seksi.

Zoti Meta nuk duhet ta kishte përgënjeshtruar këtë vetëm nga frika e një ambasadori. Duhet ta linte hapur.

Ndaj mendoj se ai jo vetëm që zhgënjeu demokratët, por dhe zonjën Eni, e cila shpresonte shumë që ta kishte videon eksluzive në emision.

Një nga gazetarët që ishte i ftuar më tha pas emisionit, se zakonisht kur zoti Meta mohon këto videot e seksit në emision, ka qenë traditë që pas emisionit vinte Monika me një laptop dhe ua tregonte gazetarëve në konfidencë videot, që të përhapnin fjalë.

Kështu ka ndodhur më 2012 pas një emisioni në TV Klan.

Biles dhe kur ftuan Doktorin në shtëpi për darkë, ja treguan dhe atij, edhe pse ai mbulonte fytyrën me duar, mos ta shikonte.

Dje kjo nuk ndodhi. Pasi mbaroi emisioni, zonja Eni e ftoi zotin Meta për një kafe dhe i tha disa herë me takt a do vijë Monika, por ai nuk dha përgjigje.

Pas kësaj dhe ajo, dhe gazetarët, ikën të dëshpëruar në shtëpi.

Kjo gjë mund të na dëmtojq shumë, pasi duket sikur ka rënë fuqia goditëse e videove me seks dhe kjo mund të na dëmtojq revolucionin.”

2 komente në “Këshilltari Henz i shqetësuar për zhgënjimin e zonjës Eni, pas emisionit me Metën”

  1. Ben Blushi says:

    Zonja Eni?… Ekzaktesisht Eni Vasili Tyryfyçka I shkon shume!

  2. Bieta SD says:

    Eni Vasili bytha qe sic dihet I ka turinjte si mushke eshte e mire vetem per ti vene samar dhe ta perdoresh per ti hypur… Ndaj kur ti kerceni pas kini kujdes mos e shihni para se te kafshon por rasi rrypin e mesit ta qetesosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje