“Po çfarë je shqiponjë ti?”, Jupit nuk i mbajnë nervat me Jeminin në moviolën e Tiranës: Po flet budallallëqe

18 Shkurt 2020, 18:17Sport TEMA

Në emisionin “Procesi Sportiv” ka pasur një moment debati mes Lorenc Jeminit dhe Redi Jupit. Flitej për moviolën në takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut dhe duelin mes Ngos dhe Pëllumbit.

Arbitri e ka ndalur lojën para se topi të shkonte në rrjetë, ndërsa ka pasur polemika nëse ka ekzistuar një prekje e tillë nga lojtari i Tiranës apo jo.

Dy mendimet të ndryshme kishin Jemini dhe Jupi. Specialisti i arbitrimit është shprehur se nuk ka ekzistuar një prekje e tillë nga Ngo, megjithëse ka hasur kundërshtinë e mendimit në studio.

Debati i plotë

Lorenc Jemini: “Kur e pashë nga tribuna më është dukur se është prekur me dorë nga Ngo, por nuk është e vërtetë. Unë e kam parë 50 herë videon, edhe unë në tribunë mendoja për të kundërtën. Nuk e prekur fare topin Ngo me dorë”.

Redi Jupi: “O Lorenc mos na bëj sikur është ndonjë shkencë e madhe këtu, e kapi ose nuk e kapi”.

Lorenc Jemini: “Unë them që se kapi Ngo topin me dorë”.

Redi Jupi: “Epo unë them që e kapi, është çështje subjektive”.

Lorenc Jemini: “Këtu vendos unë”.

Redi Jupi: “Po përse vendos ti?”.

Lorenc Jemini: “Po se unë jam specialisti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje