Neymar akuzon PSG: Klubi kishte frikë të më aktivizonte

19 Shkurt 2020, 11:28Sport TEMA

Neymar ka zbuluar se PSG kishte shumë frikë ta aktivizonte atë në javët e fundit, pavarësisht se sulmuesi dëshironte të rikthehej në fushë.

28-vjeçari nuk u grumbullua në tri ndeshjet e kaluara të Ligue 1 për shkak të dëmtimit. Ai ishte në dyshim edhe për sfidën e së martës në Ligën e Kampionëve, kundër Borussia Dortmund në Gjermani.

Sidoqoftë, Neymar startoi në këtë transfertë dhe shënoi gol në pjesën e dytë, por pa evituar dot humbjen e të tijve 2-1.

Braziliani deklaroi se ishte gati të luante prej ca kohësh, por PSG zgjodhi ta kursente:

“Nuk ishte zgjedhja ime të mos luaja në ndeshjet e fundit. Doja të aktivizohesha, sepse ndihesha mirë. Klubi ishte i frikësuar dhe unë vuaj nga kjo”.

Në fakt, ka qenë një sezon i ndërprerë nga dëmtimet, deri më tani, për Neymar, me një “pit stop” në tetor, kur humbi gjashtë ndeshje.

Edhe në tri ndeshjet e fundit të kampionatit francez, transferimi record botëror në historinë e futbollit mungoi. Për këtë, fajin nuk ia vendos dëmtimit, por frikës së klubit për ta hedhur në fushë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje