Atalanta ka marrë një fitore të madhe në Champions League, duke mposhtur në Itali 4-1 Valencian e duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt një vendi në çerekfinale.
Skuadra italiane realizoi dy gola në pjesën e parë, me anë të Hateboer e më pas Ilicic.
Por trajneri Gasperinit nuk u tërhoqi ekipin edhe në pjesën e dytë, duke realizuar edhe dy herë të tjera me Freuler e sërish Hateboer. Festa u prish disi nga goli i vetëm i shënuar nga Valencia me anë të Cheryshev.
Fati i keq ishte me Gjimshitin në këtë ndeshje, i cili u dëmtuan gjatë nxemjes dhe në vend të tij u aktivizua Caldara.
Skuadra që është duke rivalizuar denjësisht Bayern-in këtë sezon në Bundesligë, RB Leipzig, ka bërë surprizën edhe në Champions, duke fituar në sfidën e parë minimalisht në Londër ndaj Tottenham-it.
Gjermanët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë edhe pse ishin përballë skuadrës që sezonin e kaluar mbërriti deri në finale të Champions.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje u realizua nga Ëerner me 11-metërsh në minutën e 58-të.
Megjithatë, çështja e kualifikimit mbetet sërish e hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Gjermani, ku do të mësohet dhe skuadra që do të sigurojë biletën e çerekfinaleve.