VIDEO: “Le Iene” tallet keq me të, Bonucci beson se ka fantazma në shtëpinë e tij

21 Shkurt 2020, 09:32Sport TEMA

Emisioni i mirënjohur italian, “Le Iene”, ka goditur përsëri. Këtë herë shënjestroi Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi i Juventusit ishte viktima e një shakaje të hidhur, që kishte gruan e tij, Martina, si bashkëpunëtoren kryesore.

Programi televiziv bëri që Bonucci të besonte se një fantazmë jetonte në shtëpinë e tij të re, në ndërtim e sipër, e kapur edhe me shumë detektorë.

Mbrojtësi bardhezi, ndër të tjera, i besoi shumë ekipit të përfshirë në kontrollin e banesës për prani fanatazmash. Ai pa edhe një audio të mistifikuar, e cila në realitet nuk ishte gjë tjetër, veçse një regjistrim i vjetër i Gialappa.

Një këngë e interpretuar nga disa tenorë, që kishin frazën “Juve Merda” si refren. Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar mbi këtë link:

Bonucci tregoi për ekipin e teknikëve gjithë prirjen e tij për të besuar te fantazmat. Shakaja më pas vazhdoi në shtëpinë aktuale të mbrojtësit, ku përmes xhirimeve të falsifikuara, Bonucci nisi të besojë se fantazma ishte e dashuruar me gruan e tij. Rrengu u zbulua më vonë nga “Le Iene” dhe Bonucci “shpërtheu” ndaj gruas së tij, Martina…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje