Pas shumë kritikave nën zë nga LSI për qëndrimin e Lulit ndaj 2 marsit, dhe perceptimin sikur ai po neglizhon protestën, këshilltari Henz sqaroi në një letër për Jarin, strategjinë e Lulit për 2 marsin:
“I dashur Jari!
Nuk është e vërtetë ajo që thuhet, se Luli ka shmangur mbështetjen e PD për 2 marsin.
Në axhendën e tij dhe në gjithë promocionet e tij, si ato të regjistruara në video-mesazhe, dhe takimet direkte me popullin, ai po lufton për 2 marsin.
Për shembull, sot ai ishte në takim me gratë e Fierit.
Çfarë u tha në këtë takim?
Siç e patë dhe vetë, gratë e Fierit u ankuan se marrin bukë me listë dhe nuk kanë bukë për fëmijët e tyre.
A nuk u ankua njësoj dhe Monika sot në konferencë shtypi, se na kanë mbaruar lekët dhe skemi bukë t’u japim fëmijëve?
E pra, këtu qëndron kyçi i suksesit.
Ideja është që Luli të përcjellë mesazhe që janë sinkron me hallet e LSI dhe presidentit.
Pra, nëse kryetarja e LSI thotë që nuk kemi bukë për kalamajtë dhe marrim ushqime me listë, ashtu të thonë dhe gratë e Fierit.
E njëjta gjë është dhe në video-mesazhet.
Nëse Luli takon disa djem të rinj në Elbasan, që i thonë nuk ka punë në servisin e tyre dhe do ta mbyllin e do ikin në Gjermani, dhe presidenti i Republikës bën thirrje për të mos ikur në Gjermani.
Dhe ky është një koordinim perfekt.
Pra presidenti e thotë, Luli e ilustron.
Ky është bashkëpunim perfekt dhe në funksion të 2 marsit.
Nga ana tjetër, ka rezerva pse Luli nuk e sulmon Etilda Gjonin, siç e sulmon LSI. Dhe ky është gabim.
Ju e keni parë Lulin në takime me popullin, që thotë se nuk ka drejtësi, dhe se drejtësia është selektive vetëm për njerëzit e pushtetit.
Po kush është përgjegjës për drejtësinë e munguar?
Natyrisht Ministria e Drejtësisë.
Dhe në këtë pike, Luli sërish është në një vijë me presidentin.
Po daljet e Lulit me gjyshe Verën çfarë janë?
A nuk janë ato ilustrim i varfërisë së skajshme, ku gjyshe Vera nuk ka as shegë për të ngrënë? Patjetër që po.
Atëhere Luli e ilustron, Meta e deklaron. Është e njëjta gjë.
Ndaj duhet të zhdukim dyshimet se Luli nk i qëndron besnik Metës në këtë histori.
Ai është shumë luajal dhe po punon me mënyrat e veta, që populli ta kuptojë vet dhe të jetë më 2 mars në shesh.”