Këshilltari Henz entuziast për mbështetjen amerikane që sjell diplomati privat "Gimja i Puros"

20 Shkurt 2020, 19:38Antena TEMA

Pas thirrjes për “Besëlidhjen shqiptare” të Ilir Metës më 2 mars, aksioni politik i Ilir Metës ka marrë një mbështetje të fuqishme.

Një prej diplomatëve privatë më të njohur shqiptar me lidhje të forta në SHBA, që njihet si “Gimja i Puros”, ka dalë publikisht pro “Besëlidhjes” së 2 marsit, duke i dhënë kështu “Besëlidhjes” një mbështetje të fortë amerikane.

Në një letër për Jarin, këshilltari Henz shkruan:

“Deri më sot Besëlidhja mbështetej vetëm nga kancelaritë europiane, të cilat ma kanë deleguar mua mbështetjen për Besëlidhjen shqiptare.

Kancelarja Merkel ka biseduar me gjithë kryeministrat  e Europës dhe ata kanë rënë dakord që unë në emër të tyre, të mbështes Besëlidhjen e 2 marsit.

Mbështetja amerikane ishte problem.

Ky problem u zgjidh sot nga Gimja i Puros, një diplomat privat shqiptar, me lidhje të forta në SHBA.

Ai ka depërtuar deri në zyrën e presidentit Trump, pasi siç e ka shpjeguar dhe vet, kur ai ishte në Nju Jork, kishte një komshi që punonte kopshtar tek vila e një biznesmeni të njohur në SHBA, që është sponsor i një kongresmeni republikan, i cili së fundmi ka qenë aktiv në mbrojten e presidentit Trump nga demokratët.

Gimja i ka çuar një email ish- komshiut të tij dhe i është lutur t’i tregojë atij biznemsenit, që ai t’i tregojë kongresmenit, dhe ai në fund t’i tregojë presidentit Trump, mbi problemet që ekzistojnë mes Adrian Dvoranit dhe presidentit.

Ish- komshiu ja ka marrë përsipër dhe e ka përmbledhur debatin Dvorani-Meta në një faqe dhe ja ka dorëzuar biznesmenit.

Ky i fundit e ka përmbledhur në gjysëm faqe dhe ja ka dorëzuar kongesmenit.

Ky i fundit e ka kthyer në një fjali dhe ja ka dorëzuar Trumpit.

Ky i fundi ja ka dhënë shefit të kabinetit dhe i ka thënë ma kthe në një frazë, se s’kam nerva ta lexoj, është e gjatë.

Ai ja ka përmbledhur, duke i thënë, “Presidenti i Shqipërisë na ka kopjuar slloganin”.

Trumpi e ka pare, ka buzëqeshur dhe ja ka bërë me dorë, s’ka problem.

Pastaj shefi i Kabinetit i ka thënë kongresmenit se presidenti buzëqeshi kur e lexoi.

Kongresmeni i tha biznesmenit se presidenti e mbështeti atë që ka bërë presidenti i Shqipërisë.

Ky i fundit i tha kopshtarit, se i paska pëlqyer shumë presidenti i Shqipërisë, presidentit Trump.

Kopshtari i tha Gimit të Puros, “Rri i qetë se keni mbështetjen e presidentit Trump.”

E gjithë kjo ka krijuar në gjendje euforie tek presidenti Meta, i cili sot ka shpërndarë mesazhin e Gimes së Puros, si një mesazh diplomatik që vjen nga SHBA.

Pas kësaj, dhe dy politikanë të njohur shqiptarë, Nard Ndoka dhe Lefter Maliqi, shprehën gatishmërinë të dalin në shesh më 2 mars.”

2 komente në “Këshilltari Henz entuziast për mbështetjen amerikane që sjell diplomati privat “Gimja i Puros””

  1. Zigur Qarri says:

    Gimi I Puros, sic i thoni ju, se ca i thone edhe Gimi i Gaqkes, eshte shtetas amerikan, qe ka qene ambasador i Shqiperise ne OKB, djale shume i zoti, poliglot, familje e mire, e lidhur me pushtetin, qefli femrash si cdo mashkull bukurosh dhe njohes i mire i purove. Gimja ka me shume se nje lidhje me SHBA dhe eshte burim shume i sigurte informacioni. I lindur ne Tirane, rritur ne Vjene, Gimja eshte djale me kulture dhe e meriton kete shkrim nga Gazeta Tema, por si reklame, si promovim. Rrofte Gimja I Puros, rrnofte e qofte.

    1. Student says:

      E Gimo fillove Pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje