Pas vendimit të Ilir Metës, që më 2 mars do të jetë Besëlidhja e re shqiptare, këshilltari Henz vendosi të bëjë një program pune për opozitën, që të mundësonte suksesin e Besëlidhjes.
Për këtë i shkruajti Jarit, si president i opozitës:
“I dashur Jari!
Siç e patë, Meta e shpalli vendimin për Besëlidhjen e shqiptarëve më 2 mars.
Tani duhet të marrim disa masa, që kjo ngjarje të ketë sukses.
Së pari, duhet të sigurohemi mirë që deri më 2 mars nuk bie tërmet.
Nga disa të dhëna që unë kam marrë nga shërbimi sekret gjerman, në një raport konfidencial që ata i kanë dhënë kancelares Merkel, tërmeti i 26 nëntorit është artificial dhe i shkaktuar nga Edi Rama, për të anuluar takimin e 8 dhjetorit, lajmëruar nga Meta.
Ashtu siç ka thënë dhe Doktori, Rama bllokoi “Syrin e Kuçedrës” në Gjirin e Lalzit dhe pastaj meqë toka nuk kishte nga të nxirrte gazin, shpërtheu tërmeti.
E gjitha ka qenë e llogaritur që të anulonte mitingun e Metës dhe të merrte 1.15 miliardë euro.
Tani duhen marrë masa, se mund ta bëjë përsëri.
Mundësia është që ta bëjë me shpërthime sizmike, ose me ndonjë rezervë gazi natyror, që mund ta eksplodojë.
Së dyti, duhet të shmangim ndonjë përmbytje.
Edhe pse nuk ka shi, ai mund të hapë digën e Ulzës dhe të përmbysë Laçin, Lezhën, e Fushë Krujën brenda orës.
Ça nuk pret nga njerëz të tillë. Mjafton të anulojë mitingun e Metës.
Së treti, duhet të marrim masa për pjesmarrje.
Luli atë ditë duhet të shmangë takimet me gjyshe Verën dhe me atë djalin që pi kafe në mëngjes, pasi na duhen në miting.
Po ka ndonjë shegë për t’i dhënë, t’i sjellë në mitng, se hanë dhe demokratë të tjerë.
Së katërti, duhet të punojmë që në skenën finale të ketë një skenë ku burrat e mëdhenj të politikës të bashkojnë shpatat në një vend, ose të vënë duart mbi njëri- tjetrin.
Duhet të jenë edhe këta aleatët, pasi nuk duhet të krijojmë idenë se jemi të përçarë.
Në fund të fundit, Luli ua pranoi dhe idenë e numërimit të votave si grupim brenda opozitës.
Skena duhet të jetë, Ilir Meta me Doktorin në qendër dhe këta liderët e tjerë duke vënë duart mbi dorën e tyre.
Së pesti, duhet të zgjidhim se kush duhet të quhet Skënderbeu në këtë skenë.
Për nga pamja, nga fuqia dhe historia i takon Doktorit.
D.m.th ai duhet të quhet Skënderebu, kurse Ilir Meta të quhet Lekë Dukagjini, meqë i kanë shkelur Kanunin. Dash
Shehi mendoj se duhet të jetë Karl Topia, meqë është tirons.
Gon Duka duhet të jetë Gjergj Araniti, pasi është i ngjashëm si feudal tokash.
Fatmir Mediu, princi i Muzakajve, meqë është myzeqar, kurse Vangjel Dulja princi i Epirit.
Ky nuk ka pas qenë në Lezhë, por po e shtojmë si detaj të ri historik.
Për Nard Ndokën duhet parë nëse duhet t’i veshim kostumin e Balshajve, meqë quhet nga Shkodra, por Balshajt kanë qenë në sherr me Lekë Dukagjinin.
Në fund, pas mitingut, kur të marrim Kryeministrinë dhe zyrat e Parlamentit, mendoj se në ballkon duhet të shfaqet Lekë Dukagjini, d.m.th Ilir Meta, që të shpallë shkatërrimin e pushtimit osman të Tiranës dhe rivendosjen e shtetit ligjor.”
Mero, shkrimi shume i goditur. Sidomos ajo pjesa ku politikanet e rangut te pare te bashkojne shpatat ne nje vend… une mendoj t’i vendosin mbi kokat a Sales dhe Likes qe do jene te ulur ne gjunnje