Derbi në familjen Rama: Greg Rama në tribunë, tifo kundër xhaxhait

25 Shkurt 2020, 20:19Sport TEMA

Derbi i kryeqyterit Tirana-Partizani, që do të luhet këtë të premte në “Air Albania” do te ketë një interesim të jashtëzakonshëm.

Impianti i “Air Albania” për këtë takim pritet të jetë i mbushur plot, ndërkohë që nuk do të mungojnë dhe persona të veçantë në tribunën VIP.

Gazeta TemA ka mësuar se për të parë nga afër këtë takim do të jetë i pranishëm në stadium edhe djali i Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.

Greg Rama do të jetë në shkallët e stadiumit për këtë sfidë, por si një tifoz i Tiranës.

Edhe pse xhaxhai i tij, Olsi Rama, është drejtor i skuadrës së Partizanit, kjo nuk ka ndikuar aspak tek Greg Rama, i cili në këtë derbi do të jetë në mbështetje të klubit të Tiranës.

Kujtojmë që pas fitores së Tiranës në duelin kundër Kukësit, Greg Rama ka festuar deri në orët e vona me lojtarët e Tiranës në një nga klubet e kryeqytetit. (TemA)

2 komente në “Derbi në familjen Rama: Greg Rama në tribunë, tifo kundër xhaxhait”

  1. Andi says:

    Greg Rama person VIP?? Vip qe ska punu nje here ne jeten e tij.

  2. Luli says:

    KOT QAHESHIM NGA SHKELZENI DHE ARGITA.PRESIM ZAHON TE RRITET PAK DHE TE BLEJE DINAMON.PATJETER ME DJERSEN E BALLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje