E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi lajmin e dorëheqjes së drejtorit të spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.
“Fake news i fundit është dorëheqja e drejtorit të Kavajës i cili nuk është dorëhequr, por përkundrazi vijon punën dhe kjo si bën mirë punës.
Më shqetëson së është lidhur me disa po themi artikulime politike të opozitës për spitalin e Kavajës.
Kjo krijon konfuzion. Drejtori i Kavajës është në krye të detyrës, duke bërë detyren, duke u marrë me të gjitha punët në spitalin e Kavajes për t’i shërbyer qytetarëve të Kavajës si ccdo ditë edhe këtë ditë.
Ka dalë një lajm i cili është i pavërtetë”, tha Manastirliu.
Cfare eshte “fake news”?
Pse nuk flisni dhe shkruani shqipe ne mediat shqipetar
Kjo tregon injorance ne edukate dhe kulture ose antikulture