Vajza 24-vjeçare masakron me thikë një djalë në Lezhë, i plagosuri urgjent drejt Tiranës. Mister motivet

25 Shkurt 2020, 09:45Kronika TEMA

Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës dhe ka përfunduar me plagosjen e një djali dhe arrestimin e autores.

Një 24 vjecare, identiteti i se ciles nuk behet i ditur, por për të policia ka publikuar inicialet, ka plagosur me thikë shtetasin e identifikuar si Anton Shyti.

Burime paraprake bënë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Beslidhja” në Lezhë, në afërsi të shkollave.

Njoftimi nga Policia e Lezhës:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje