Si e mori më qafë Metën “Gimi i Puros”, në mitingun e sotëm

2 Mars 2020, 20:39Antena TEMA

Pas përfundimit të mitingut të Metës me protestues të Lulit, këshilltari Henz e pikasi  pakënaqësinë e fortë të Lulit ndaj mënyrës se si Iliri e kishte keqpërdorur mbështetjen e tij.

Për këtë, ai i shkruajti një letër, ku e sqaronte për incidentet:

“I dashur Luli!

E kuptoj shqetësimin tënd.

Fillimisht e pashë që ti u mërzite pse ai nxorri “Gimin e Puros” në tribune, për të folur para demokratëve, si garant të demokracisë.

Arsyeja është shumë e thjeshtë.

“Gimi i Puros”, i ka dhënë garanci Ilir Metës të përdorë flamurin amerikan në protestë.

Ai ka kontaktuar me atë komshiun e vet në SHBA, që ka një kushëri që punon roje tek një kongresmen amerikan, dhe ai i ka dhënë garanci se mund ta përdorë flamurin amerikan, me kusht që të mos e puthë.

-Puthja quhet përdhunim, i kishte thënë, dhe reagon Ambasada.

Kurse valëvitja në ajër duke e mbajtur nga bishti i drurit nuk është gjë, se druri nuk e përcjell energjinë.

Meta i kishte kërkuar disa herë garanci “Gimit të Puros” për këtë çështje, dhe ai ja kishte dhënë.

Biles herën e fundit, i kishte thënë se ka dhe një mik tjetër që ka qenë me të ambasador në Nju Jork, i cili ka pas një shofer amerikan, i cili tani punon shofer tek një kongresmen, dhe ja kishte marrë edhe ai përsipër.

Nga ana tjetër, dhe 200 shqiptaro- amerikanët që kanë ardhur, si dhe ministri Demeriaj, i dhanë leje në emër të shtetit amerikan, ta tundte flamurin.

Pas kësaj, Meta ngriti flamurin amerikan.

Fakti që Ambasada reagoi ashpër kundër tij, nuk ka lidhje me opozitën.

Ambasada e di që populli në miting është i PD dhe ajo reagoi vetëm kundër Metës.

Ndaj nuk duhet marrë si sulm i Ambasadës kundër opozitës dhe PD, por vetëm kundër Metës.

Ti e di mirë këtë çështje, se ta ka sqaruar ambasadorja vetë në drekë.

Reagimi i Ambasadës kundër prekjes së flamurit nga Meta, praktikisht e ka dëmtuar reputacionin e “Gimit të Puros”.

Ai ka shans të rezistojë pranë Metës, vetëm nëse sjell urgjent fakte që ambasadorja Kim është njeri i Sorosit dhe që ata miqtë e tij në SHBA të kenë premtuar se do ta heqin shpejt.

Nëse ja arrin kësaj, hallal që foli sonte.

Nëse jo, haram e pastë vendin e nderit që i dhamë.

Se siç më tha dhe ish- deputeti Ruli: “Më 1991 PD nxirrte në tribuna Azem Hajdarin që thërriste poshtë “Gimi i Puros”, më 2020, PD nxjerr në tribunë “Gimin e Puros” që thotë “Poshtë vajza e Azemit”.

Kjo është e rëndë, por Meta thotë do ta korrigjojë.”

3 komente në “Si e mori më qafë Metën “Gimi i Puros”, në mitingun e sotëm”

  1. Ce says:

    Gimi i puros ose sekretari i rinise se fakultetit te inxhinierise ne vitet 1977 njeri ps nivel me nota te uleta, nipi i Vito Kapos, djali i Gaqo Neshos sekretarit te pare te Komitetit partise per Vloren eshte bere servil, legen, lapangjoz duke i shkuar prapa Nafije dybekut te leshitlikes per tu bere ambasador. Niveli intelektual zero.

  2. Tina says:

    Gimo nje klloun qe Saliu Berisha ja futi te Atin,Gaqi Nesho ne Burg,do te haje prap be cdo qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje