Pas shfaqjeve të fundit publike të Ilir Metës, këshilltari Henz ka arritur në përfundimin se pas aksionit për shkarkimin e Ilir Metës qëndron UDB.
Në shpjegimet e tij për Jarin, ai shkruan:
“I dashur Jari!
Unë e di që UDB është shkrirë formalisht bashkë me Jugosllvinë, por celula e saj jeton në zemër të Serbisë.
Në bazë të analizave të mija që vijnë dhe nga burimet që unë kam nga kancelarja Merkel, më rezulton se UDB ka vendosur të shkarkojë Ilir Metën.
Për këtë kam disa fakte.
Arsyeja lidhet me tradhtinë e Ilir Metës ndaj UDB.
Ilir Meta është kryeministri i parë shqiptar që ka shkuar në Serbi në vitin 2000 dhe ka biseduar me Gjingjiqin për ndarje të Kosovës.
Vëllezërit Kariç që e shoqëronin, i premtuan se nëse ai do t’ia mbushte mendjen Hashim Thaçit për këtë punë, ata do të ndihmonin atë, d.m.th Shqipërinë.
Ilir Meta e mori seriozisht dhe shkoi në Prishtinë, duke ja prezantuar planin Hashimit.
Ai nuk e pranoi planin dhe e zboi nga zyra.
Që atëhere u bë shok me Ramushin.
Nga ky moment UDB ka qenë e shqetësuar se kur do ta hidhte përsëri hapin e dytë Ilir Meta.
Më pas ai u shkarkua dhe u bë ministër i Jashtëm.
Shkoi prapë në Beograd, por tashmë Gjingjiqi kishte vdekur, se e vranë.
Kryeministri i radhës ja përsëriti kërkesën.
Ai mori anagazhim, por prapë nuk bëri gjë.
Pastaj doli në opozitë dhe u rikthye më 2009.
Edhe atëhere filloi përsëri përpjekjet në këtë drejtim, por nuk arriti të bëjë gjë.
Atëhere UDB u nxeh shumë dhe i rregjistroi një kasetë, ku ai bënte pazare me një ministër të tij, dhe ja botoi.
Nga ky moment UDB e rrëzoi atë nga pushteti.
Por dy vjet më pas ai erdhi prapë me ndërmejtësinë e Tadiçit.
Tani UDB u lidh me CIA dhe bën një plan të kundër tij.
Vendosën të bëjnë një reformë në drejtësi në Shqipëri.
Ai e ndjeu që e kishte këtë luftë nga UDB dhe më 2017 pranoi të bëhet president, për t’u mbrojtur.
Pikërisht këtu UDB nuk u tërhoq.
Beteja e saj për ta shkarkuar nga president vazhdoi.
Sot Ilir Meta po përballet me planin e UDB për heqjen e tij nga detyra, pasi kam marrë vesh nga burime të sigurta nga Presidenca, se nëse arrihet marrëveshja Serbi- Kosovë, ai do të jetë kundër dhe do të nxjerrë njerëzit në shesh për ta rrëzuar marrëveshjen.
Kësaj proteste UDB i trembet shumë, pasi ajo mund të jetë e dhunshme dhe mund të shkatërrojë bazat e UDB në Tiranë.
Por rreziku më i madh që shikon UDB është se mos ai nxjerrë një dekret, që e shpall UDB të padëshirueshme në Shqipëri.
Kjo do t’i shkatërrojë ata fare dhe do t’i japë fund Qeverisë së Edi Ramës.
Gjithçka varet nga 2 marsi. Ajo datë është fillimi i fundit të UDB.”
Ësht me se eqart si ta shesesh b** th dhe te rezojn e te shk*** jn. Me shendet e past.