Pas lajmeve se qeveria mund të ndaloj tubimet publike për shkak të rrezikut nga koronavirusi, këshilltari Henz ka gjetur një zgjidhje origjinale, e cila e bën dhe më të fortë protestën e oresidentit.
Në letrën e tij drejtuar Jarit, ai shkruan:
“I dashur Jari!
Siç e shikon dhe vetë, po bëhen përpjekje të mëdha të gjejnë ndonjë të sëmurë me koronavirus nga radhët e LSI dhe PD, që të ndalojnë protestën tonë.
Qëllimi është që të përdorin gjendjen e panikut, për të larguar njerëzit nga presidenti.
Por skema jonë është e thjeshtë.
Ilir Meta më 2 mars do të jetë në Bulevard.
Nëse njerëzit kanë frikë të afrohen rrotull tij, kjo nuk do të thotë se nuk janë me të.
Ata do ta ndjekin nga rrjetet sociale, nga TV, nga shtëpitë, portalet e gjithë mjetet e tjera të informimit, duke e bërë dhe më të madhe mbështetjen popullore.
Llogarit që mbi 1 milionë ndjekës i ka Doktori, rreth 300 mijë Luli, po aq vetë Iliri, mos llogarisim pastaj Tit Vasilin me shokë, e me radhë.
Pra rreth 2 milionë vetë do të jenë duke mbështetur Ilir Metën.
Ata mund të qëndrojnë në shtëpi, të jenë të sigurtë nga virusi, dhe njëkohësisht t’i japin mbështetje me like presidentit.
Kjo skemë ka tërbuar Edi Ramën, i cili po hap llaf tani se koronavirusi të infekton dhe po bëre like në Facebook.
Por nga konsultimet e mija me kancelaren Merkel dhe udhëheqës të tjerë europainë, kam marë siguri se koronavirusi nuk transmetohet në rrugë virtuale.
Dhe për këtë i kam dhënë garanci dhe presidentit Meta, i cili është shumë i lumtur se ka 2 milionë like pas vetes.
Ndaj nuk shikoj asnjë rrezik nga skema e qeverisë kundër presidentit.
Betejës virozale të Ramës do t’i përgjigjemi me betejën tonë virtuale.
Dhe kemi për ta fituar.
Më 2 mars do të jenë 2 milionë like me presidentin.”
Hahahaha
Je mbret i humorit te zi