Këshilltari Henz përshëndet batalionin “Atlantiku” dhe luftëtarët e tjerë të 2 marsit

29 Shkurt 2020, 19:02Antena TEMA

Lajmi se një batalion me 200 shqiptaro- amerikanë do të niset nga SHBA për Shqipëri për të marrë pjesë në mitingun e 2 marsit, e lumturoi këshilltarin Henz.

Kjo i solli në mendje batalionin “Atlantiku”, që më 1999 udhëtuan nga SHBA në Tiranë e pastaj në kufi me Kosovën, për të luftuar për çlirimin e Kosovës.

Tani historia po përsëritet.

Në letren e tij drejtuar Jarit me këtë rast, këshilltari Henz shkruan:

“I dashur Jari!

Jam kaq shumë i emocionuar që një batalion me 200 shqiptaro- amerikanë po vijnë nga SHBA drejt Tiranës.

Ky është një leksion i fortë për qeverinë amerikane dhe ata amerikanë që jetojnë në Tiranë, dhe janë kundër presidentit Meta.

Ata duhet të shikojnë se kush është Amerika e vërtetë, jo Amerika që merr rrogat në Tiranë dhe që kërkon të frikësojë amerikanët e tjerë që janë në Shqipëri, të mos kalojnë nga Bulevardi.

Për të injoruar tërësisht thirrjen e Ambasadës amerikane në Tiranë, këta trima legjendarë janë nisur nga SHBA të vijnë në Tiranë, për t’u treguar të gjithëve se ata nuk tremben nga ajo që do të ndodh në Bulevard.

Ka informacione se disa prej tyre janë të gatshëm të djegin dhe pasaportat amerikane, me qëllim që të mos kthehen më, duke ju përgjigjur thirrjes së presidentit për të mos braktisur Shqipërinë.

Fillimin e protestës do ta nisë gjeneral Demiraj, i cili do të parakalojë para presidentit me batalionin shqiptaro- amerikan dhe do të lidhë besën deri në vdekje për fitoren kuq e zi.

Ndërkohë unë po bëj përpjekjet e mija dhe i kam kërkuar ndihmë kancelares Merkel të më japë të dhënat e gjithë shqiptarëve që janë në Gjermani që të kthehen.

Për këtë kam caktuar dhe koordinatorët përkatës.

Për gjithë mjekët e ikur në Gjermani nga regjimi i Edi Ramës, kam dhënë numër kontakti numrin e Petrit Vasilit.

Ata duhet të sigurohen se Tit Vasili do të jetë e ardhmja e shëndetësisë dhe pas kësaj do të braktisin punën si mjek në Gjermani e do kthehen në Tiranë.

Kuadrati do të jetë poshtë zyrës së Ramës.

Artistëve dhe shkrimtarëve u kam dhënë numrin e Limoz Dizdarit.

Kuadrati i tyre do të jetë nga ana e Pallatit të Kongreseve dhe do të shoqërohet me këngën “Gjethen e dafinës e lëkundi…”.

Aktorët, piktorët dhe dezinjatorët do të kenë kontakt Bujar Kapexhiun.

Ata duhet të regjistrojnë emrat tek Bujari për t’u bërë nga një portret pas përfundimit të mitingut.

Kuadrati do jetë nga ana e Institutit të Arteve.

Edhe në vendet e tjera të Europës po bëhen përpjekje për t’u nisur nga një batalion drejt Shqipërisë.

Do të mjaftojë ky miting që Ilir Meta të përmbushë pikën e pare të programit të tij politik, rikthimin e njerëzve në Shqipëri.

Pas kësaj, është e sigurtë që do shfaqet koronavirusi dhe ata nuk mund të dalin më që këtej, se do vendoset karantina.

Kështu vihet në jetë plani për ripopullimin e Shqipërisë.”

6 komente në “Këshilltari Henz përshëndet batalionin “Atlantiku” dhe luftëtarët e tjerë të 2 marsit”

  1. Prind says:

    Deri vjet ju paguanin bileten e furgonit dhe nje sanduic kur i sillnin nga rrethet, tani kaluan ne bileta avioni dhe kushedi cfare tjeter. Ne qe kemi mbetur ketu ne shqiperi mendonim se me te miret , me te zotet ishin larguar jashte, por paska plot pabuksa dhe andej nga amerika.

    1. Odiseu says:

      ?????????????

  2. Realisti says:

    Mero te rente pika ne kafe!!! Hahaha… me kenaqe! Je gjigand i penes.

  3. Drenica says:

    Mero,jan mobilizuar dhe vatranet e Saliut prej Kosove qe te shkojne ne Shqiperi per te mbrojte kushtetuten familjare te qiftit Meta-Krymadhi.

  4. Odiseu says:

    Na more me qafe Mero! Ti e di sh mire qe te kane dale mbi 90 perqind e predikimeve tek Antena. Uroj kete radhe predikimi per shfaqjen e koronavirusit te jete tek 10 perqindshi i mosrealizimit ??????

  5. faro says:

    Humor I paparë! I lumtë atij që ka gjetur kaq pambarimisht copëza humoristike. Ku I ka vajtur mendja edhe të koronavirusi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje