Nata e parë e Nexhmijes me Enverin pas 35 vitesh

27 Shkurt 2020, 19:07Antena TEMA

Më në fund Nexhmija arriti të takohet me burrin e saj, pas 35 vitesh.

Pasi u çmallën, shoku Enver nisi ta pyesë për gjërat që ndodhnin aty lart, pas ikjes së tij.

-Ça të them më parë, i tha Nexhmija. Mua më futën në burg, se kishim pirë shumë kafe pa fatura në kohën tonë.

-Çfarë thua moj, pyeti Enveri i çuditur? Paske shpëtuar paq nga pushkatimi.

-Burgjet ishin mire, shoku Enver. D.m.th siç i meritojnë armiqtë.

Kjo tregon se i kishim ndërtuar me partishmëri të lartë proletare.

Dhe qelitë ishin siç e meritojnë armiqtë.

Unë bashkë me shokët e organizatës, mbajtëm qëndrim shembullor.

Nuk treguam shokët dhe nuk ju dorëzuam armikut.

Pastaj më ‘97 erdhi në pushtet ai djali i Thanasit dhe na nxorri të gjithëve.

-I kujt Thanas moj?

-Thanas Nanos. Atij që kemi pas drejtor në TVSH.

-Ah, po. Ai rrugaçi moj?

-Po, ai. Po u bë djalë i mbarë më vonë, po ca huqe i mbetën. Por ne na nxorri, se e provoi vetë dhe ai burgun.

-Po ç’qe ky mut muti që u futi në burg?

-Le mos e pyet shoku Enver. Shoku i ngushtë i djalit tonë.

E mban mend Saloun, atë tropojanin që vinte pas Sokolit e gruas tij, që na ndiqte këmba këmbës në Pogradec, a ku të ishim? Një që e kishte Hysniu si doktor.

-Ah po më kujtohet pak. Pse, ai u bë pas meje?

-Ai shoku Enver. Shoku i ngusht i Sokolit, djalit tonë.

Prej atij e bëra hasha dhe Sokolin.

E lashë amanet as të mos më vinte në varrim.

Ne e kemi prit tjetrin në shtëpi, e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës, e kemi falur dhe si agjent të UDB, ai më futi në burg.

-Mut muti ai. Reaksioni ka bërë punën e vet në veri.

Po pastaj çu bë?

-Pastaj vazhduan këta djemtë tanë, por shumë të padisiplinuar dhe i mundi prapë ky shoku i Sokolit.

Më 2005 erdhi prapë ai. Por nuk na ngau më. Herën e dytë e kishte mendjen të bënte para.

U mor me punët e veta. Vodhi dynjanë. Vrau njerëz. Mos e pyet. Donte të të imitonte ty, por ty të vjen në maj të thëmbrës.

-Paska qenë muti muti ai. I thashë një herë Hysniut ku ma ke gjetur këtë doktor, dhëndër të Serbisë, por më tha se e kam doktor. Më bën analizat e urinës dhe gjakut.Paska qenë reaksionar.

Po pastaj?

-Pastaj erdhi stërnipi i Spiros. E mban mend?

-Kujt Spiro? Spiro Koleka ka pas një vëlla reaksionar.Po ai ka vdekur para meje!

-Jo, ky është djali i një mbese. Rrugaç ka qenë dhe ai.

-Se mbaj mend këtë.

-Nuk na donte fare. Unë e mora zët që më ’90-n, se doli kundër teje.

Por këta shokët veteranë ja falën gabimet dhe e donin.

-Ashtu ë. Kush ka ngelë nga ata veteranët.

-Po ja, djali i Shefqetit ka mbet. Ai e mbështeste. Por s’ishte keq. Por dhe ai me probleme.

Shumë shokë tanët e tradhtuan, se i gënjeu një djalë nga Skrapari.

Hiqej sikur qe me brezin  e luftës. Por dhe ai doli gjysëm njeriu.

-Ashtu? Po kë ka nga njerëzit tanë ky i Spiros?

-Pak i kanë ngel. Djali i Sul Bushatit dezertoi, por partia i dha dorën përsëri.

Vajza e Llambnit e tradhtoi. E ka heq dhe atë. Djali i Xhelilit mirë.

Djali i Gaqo Neshos e tradhtoi. Dhe këta të Hysniut janë ndarë. Ca me të, ca kundër.

Djali i Kiços, ai rrugaçi, me të është, por ëshët vegël e imperialistëve amerikanë.

Djali i Todit është bërë reaksionar. Ai ashtu ka qenë xhanëm, po tani është bërë fare.

Është lidhur me atë nga Skrapari. Djemtë e Mehmetit janë me të. Dhe të Ramizit me të janë.

Mbesën e Beqirit e ka bërë të madhe.  S’më kujtohen këta të tjerët, por po mbahet.

-Punë kalamajsh grua. Fli gjumë tani se je lodhur. Flasim nesër për ata birbo.

2 komente në “Nata e parë e Nexhmijes me Enverin pas 35 vitesh”

  1. pokeristi says:

    Fantastike!!!…
    Shkurt,sakte,qarte,kuptimplote.
    Te lumte Mero!

  2. Kaliboba says:

    Çka me u marrë me t’dekun
    Shumë kurrnace vdekja. Si merr t’ gjth njeherrësh, po njinganji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje