"Kina dezinfekton gjithçka", pezullohet puna e dy spitaleve të tjera të përkohshme në Wuhan

9 Mars 2020, 09:54Bota TEMA

Ndërkohë që numri i pacientëve me koronavirusin e ri vazhdon të bjerë në Kinë dy spitale të tjera të përkohshme e kanë pezulluar punën në Wuhan.

Qyteti deri më tani ka ndaluar funksionimin e 11 spitaleve të përkohshme, të krijuara në mjedise publike për trajtimin e pacientëve me simptoma të buta.

E megjithatë stafi mjekësor në spitale mbetet në gatishmëri.

Më shumë spitale të përkohshme pritet të mbyllen në Hubei, ndërsa masat e rrepta të parandalimit dhe kontrollit do të mbahen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje