Çfarë mund të bëj nëse kam temperaturë, dhimbje fyti ose vështirësi në frymëmarrje? Këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë

10 Mars 2020, 10:40Sociale TEMA
Çfarë mund të bëj nëse kam temperaturë, dhimbje

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri këshillon ata që kanë qenë në 14 ditët e fundit në vendet e prekura ose që kanë pasur kontakt me persona të sëmurë me COVID-19 që të telefonojnë në numrin 127, të qendrojnë në shtëpi dhe të përdorin kartëpecetë njëpërdorimëshe, të lajnë duart shpesh dhe të mbajnë një maskë.

Disa këshilla se si të mbroni veten nga Koronavirusi #COVID_19:

-Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini mirë ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

-Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

-Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

-Kontaktoni 127 nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje