Ushtria në rrugë për koronavirusin, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura: Në mbështetje të Policisë së Shtetit, do jemi dhe në qytete të tjera

11 Mars 2020, 20:55Sociale TEMA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku ka folur sot për mediat pas dalljes së forcave të ushtrisë në terren, në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Kollçaku deklaroi se detyrat e FA-ve janë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi.

Ai nuk dha një afat se sa do të zgjasë ky plan por deklaroi se do të jenë edhe në qytete të tjera jo vetëm në Tiranë.

“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen.

Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, deklaroi Kollçaku.

4 komente në “Ushtria në rrugë për koronavirusin, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura: Në mbështetje të Policisë së Shtetit, do jemi dhe në qytete të tjera”

  1. Tim says:

    Pse beni keshtu nuk ka ndonje rrezik te madh mos perhapni panik respktoni higjenen mos un afroni shume me njeri tjetrin une jam ne France dhe nuk bejne si ju cdo gje me qetesi kulture se cdo gje kalon le te flasin spécialiste dhe politika te pushoje se foluri Jane pa kulture e te menduarit e te vepruarit ? Shikoni ne France nuk flasin politikanet por spécialiste. La politique se faire argent. ?lesse le spécialiste il se parle ?

    1. Maçoku Sabo says:

      Po ik o katundar gomar, je ne France, po se mos je ekspert, lan pjata ?

  2. Shinjestra says:

    Kjo tregon se gjendja eshte shume serioze.Lufte.Mire bejne.Eshte nje kujdesje e madhe qe bene qeveria.Njerzit dduhen mbrojtur si ne lufte.

  3. LILOLABJA says:

    Kjo eshte gjeja e duhur,vetem keshtu mbase marrin veshe cdo te thote pandemi ! Sot kemi nje armik te padukshem dhe FA i duam per kete dite jemi ne lufte me vdekjen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje