Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban

11 Mars 2020, 21:05Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për të kufizuar lëvizjen, Veliaj theksoi në një intervistë për Euronews Albania firmosjen prej tij të urdhrit për ndalimin e transportit publik urban në qytetin e Tiranës. “Menjëherë pas intervistës, unë do nënshkruaj urdhrin që e bën efektiv bllokimin e transportit publik në Tiranë.

Jemi në një situatë ku tashmë transporti është kufizuar, ka rënë me 70% fluksi i lëvizjes, duam që të bjerë edhe ky 30%. Virusi ka një  kurbë të vetën, pra mbi të cilën vepron mbi popullatë, sigurisht që mënyra sesi afekton popullatën, është në përpjestim të zhdrejtë me masat që merren.

Do të thotë, preken më pak banorë në një kohë më të shkurtër nëse merr më shumë masa dhe minimizohet në maksimum lëvizja. Kështu që do t’i besojmë shkencës, do t’i besojmë fakteve, do t’i besojmë realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën, të cilat na thonë që – Po, janë disa masa absolutisht jo-popullore. Është jo-popullore t’i thuash fëmijëve – Mos luaj në këndin e lodrave.

T’i thuash të moshuarëve – Mos luani domino. Edhe t’i thuash të tjerëve të ecin në këmbë nëse është absolutisht e nevojshme, ose me biçikletë siç bëjmë shpesh në Bashkinë e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq në të gjithë Tiranën automjetet e Policisë Bashkiake kanë filluar zbatimin e udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Veliaj theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese. “Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm

Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj.

2 komente në “Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban”

  1. Luli vet says:

    Mase e drejte. Shikoja njerez qe hypnin neper autobuze e me vinte keq. Aty ngjishen sa s’ka ku vete. Ecni dy jave ne kembe.

  2. Zigur Qelepiri says:

    Erion mendoje mire kete mase. Jane shume njerez qe kryejne sherbime utilitare ne spitale, posta, banke, roje nate, dyqane, etj. Kjo mase mund te rrezoje keto sherbime. Duhet kujdes, drastike eshte, por mendo edhe kolateralin qe mund te sjelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje