Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quan lajm të mirë çeljen e tenderit për blerjen e pajisjeve shtesë respiratore, për trajtimin e pacientëve me koronavirus, në rast të një fluksi të papritur. E rrallë për një drejtues opozite.
“Ftesa ime për qeverinë është të bëjë detyrat. U hap tenderi sot, e përshëndes. Nuk dua ta sulmoj pavarësisht se me 1 javë vonesë. Më mirë vonë se kurrë.
Siç u njoftua në 24 orët e fundit përmes tenderit që u hap për pajisjet respiratore. Duhet të merren masa edhe për sigurimin e test kiteve.
Sipas një informacioni që kemi ne numri i testeve nuk është i mjaftueshëm, ndaj unë po bëj thirrje dy herë në ditë që të merren masat. Uroj dhe shpresoj që sa më shpejt këto pajisje të vijnë në Shqipëri”, tha ndër të tjera Basha.
Gjithashtu Basha kishte e dhe një thirrje për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Kjo është e domosdoshme për shëndetin e qytetarëve. Duhen marrë masa për të mbrojtur mjekët. I bëj thirrje OBSH-së në Tiranë që të ndërmerren sa më shumë materiale testuese.
I bëj thirrje OBSH që ta ndihmojë Shqipërinë këto momente të vështira, Ne kemi nevojë për pajisje, për kite mjekësore dhe për ekspertizë më të avancuar në situata të tilla“, vijoi kryedemokrati.
PIRDH LULE PIRDHE SE PO PYETE PER TY GJIGANDI
wow edhe ne kohe lufte edhe me organizim tenderash! Po sikur tenderi te anullohet sepse firma fituese nuk ishte ne regull me dokumentacionin cfare behet, presim? Po armiku kete do dhe te vret me kollaj.
luli luli je si bibilush.
O lulush po të kishte ventilator në shitje do i kishte blerë me kohë italia. O mole nuk ka a e kupton apo jo. Nuk ka maska ky kërkon ventilator
Po ik ere sum kapuç,kush pjerdh per ty,vetem qe ju ngre njerezve nervat tu majt koferenca. Po ku ta kuptosh ti qe shteti nuk drejtohet me koferenca boshe e te pa kuptimta ….ik futi gjume se ate di te besh me mire…….??????????