Erdogan shpall Mburojën e Stabilitetit Ekonomik dhe deklaron: Edhe Turqia në kërkim të një vaksine

19 Mars 2020, 08:54Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zbuloi të mërkurën një paketë masash ndaj efekteve negative të koronavirusit të quajtur “Mburoja e Stabilitetit Ekonomik”, e cila siguron 100 miliardë lira turke (15.4 miliardë dollarë) për të zvogëluar këto efekte.

Në një konferencë shtypi, Erdogan kujtoi rrezikun e përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën, duke kujtuar gjithashtu se si Turqia është një vend që ka ndërmarrë me kohë veprimet kundër përhapjes së tij.

Ai përsëriti rëndësinë e ndjekjes së të gjitha udhëzimeve dhe masave që janë marrë, duke u bërë thirrje qytetarëve turq që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin kontaktet derisa të pushojë kërcënimi i COVID-19.

Erdogan tha se kjo nuk është koha për shëtitje.

“Eshtë koha për të bërë gjithçka që mundemi nga shtëpia, për të minimizuar kontaktin me botën e jashtme. Eshtë koha për të bërë çdo përpjekje në këtë front, si për hir të të dashurve tanë dhe për të gjithë shoqërinë,” tha Erdogan, duke shtuar: “Ne po hyjmë në një epokë të re ku ka të ngjarë të ndodhin ndryshime rrënjësore në rendin global ekonomik, politik dhe shoqëror.”

Presidenti turk tha gjithashtu se dhe vendi i tij është angazhuar në punën shkencore për gjetjen e ilaçit kundër koronavirusit.

“Ne vazhdojmë të punojmë me shpejtësi të plotë për të patur një vaksinë kundër COVID-19,” tha Erdogan.

2 komente në “Erdogan shpall Mburojën e Stabilitetit Ekonomik dhe deklaron: Edhe Turqia në kërkim të një vaksine”

  1. gjithashtu malok says:

    tani rrini te qete se e ka marr turqia ne dor kete pune. si paqen ne siri, si albanianair, si ate makinen elektrike, politiken e refugjatve. te jeni te sigurt qe dicka qe e bejne turqit nuk funksionon.

  2. Spartakos Thraks says:

    Ky tip edhe qeveria e tij e tregoi në fillim të muajit mars dhe vazhdon akoma edhe sote se çfarë perpjekjesh bën për të kufizuar dhe parandaluar Koronovirusin. Falë vigjilencës se Greqisë shpëtoi Europa. Imagjino tani në këtë situatë të kishe te shpërndarë 200 apo 300 mijë të infektuar të pa strehë. Ky e dinte mirë se çfarë do të vinte dhe veproi si “Kali i Trojes” për Europen. Por këtë kal e kapen për freri pasardhësit e atyre që shpiken Kalin e Trojes. Në brigjet e lumit Evros shikojmë përditë viktima që i mbledhin grupe shëndetësore të Turqisë të veshur me bluza të bardha, maska dhe veshje speciale. Ky duhet të dënohet për krim kundër njerëzimit se jo vetëm nuk bën gjë për ata të mjerët që ndodhen në teritorin e Turqisë, por përpiqet që të infektoje gjithë Europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje