Eurodeputetët letër Von Der Leyen: Ballkani të përfshihet në skemën e autorizimit të eksportit për pajisjet mjekësore

21 Mars 2020, 20:54Bota TEMA

Katër deputetë të Parlamentit Europian përmes një letre i kanë kërkuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen që të përfshijë vendet e Ballkanit në skemën e autorizimit të eksporteve për pajisjet mjekësore.

Eurodeputetët Lukas Mandl, Viola con Cramon- Taubadel, Ilhan Kyuchyuk dhe Andrey Kovatchev kanë kërkuar që kjo të bëhet përmes një procedure urgjente.

Në letrën drejtuar presidentes von der Leyen, eurodeputetët venë në pah, se kufizimet e fundit për eksportin e pajismeve mjekësore mund të kenë rrjedhoja të ashpra për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu ata tërhqin vëmendjen te faksti, se sistemet shëndetësore në këto vende janë pëgjithësisht të dobëta, arsye për të cilën, qytetarët e këtyre vendeve kanë nevojë për mbrojtje nga Bashkimi Europian.

“ Ndaj, ne ju kërkojmë që të përfshini edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në “skemën e autorizimit për eksporte” që mbulon aktualisht vendet e Bashkimit Europian, Norvegjinë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Liechtenstein. Gjithashtu, vendet e Ballkanit duhet t’u mundêsoshet pjesëmarrja në prokurimet e mallrave që lidhen me krizën”,thuhet në letrên e dërguar presidentes së Komisionit Europian.

Katër eurodeputetët rikujtojnë, se vendet e Ballkanit Perëndimor ndjehen europianë, ndërkohê që Bashkimi Europian e ka vendosur vazhdimisht në pritje procesin e integrimit. Ata theksojnë, se vendet e Ballkanit kanë mbështetur shtetet anëtare në fushën e migracionit dhe fusha të tjera. “Tani ështê rradha jonë, që të tregojmë solidaritet. Pandemia prek këto dhe solidariteti i shteteve europiane mund të shpëtojë jetë” shprehen në letër eurodeputetët.

1 komente në “Eurodeputetët letër Von Der Leyen: Ballkani të përfshihet në skemën e autorizimit të eksportit për pajisjet mjekësore”

  1. Lani says:

    Duhet ti shkruani se jane dhjetra mijra infermiere dhe mjek nga vendet e Ballkanit qe kane lene ne shtepi pleqte e tyre e kujdesen per tuajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje