Lewandowski i shënon edhe virusit, dhuron 1 milion euro: Luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër

22 Mars 2020, 15:40Sport TEMA

Bomber i pakapshëm në fushë, por i jashtëzakonshëm edhe në lojën pa top.

Robert Lewandowski e bashkëshortja e tij Anna kanë njoftuar se kanë bërë një dhurim prej 1 milionë euro, për të ndihmuar në përballimin e emergjencës koronavirus.

Sulmuesi i Bayern Mynih në Instagram, ka shpjeguar arsyet e gjestit të tij:

“Luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër, nëse mund të ndihmojmë dikë, le ta bëjmë.

Të përpiqemi të jemi solidarë. Ndiqni këshillat e ekspertëve e besoni se shpejt do të kthehemi në normalitet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje