Koronavirusi që po përhapet me ritme të shpejta në gjithë globin nuk është i krijuar nëpër laboratorë, por ka evoluar në mënyrë natyrale në formën agresive që ka aktualisht, duke u shndërruar në rrezikun kryesor për njerëzimin.
Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar së fundi në revistën shkencore Nature Medicine, ku thuhet se shkencëtarët kanë analizuar një grup kromozomesh të COVID-19-ës.
Ata zbuluan shenja të forta që vërtetojnë se mutacioni ka ndodhur në mënyrë natyrale, me shumë gjasa brenda organizmit të lakuriqit të natës apo disa llojeve të tjera të gjitarëve.
Po ashtu, shkencëtarët analizuan proteinën e njohur me emrin “spike” që mbështjell virusin dhe i krijon mundësinë të penetrojë qelizat e kafshëve dhe njerëzve.
Nga provat, ata vërtetuan se këto proteina kanë aftësi tepër të lartë ngjitëse me qelizat njerëzore, që mund të zhvillohet vetëm në formë natyrore dhe që nuk mund të jetë produkt i inxhinierisë gjenetike të ushtruar në laboratorë.
Studimi publikohet teksa OBSH shpreh shqetësimin se dezinformimi mbi pandeminë po krijon aq shumë probleme sa përveçse po dëmton rëndë luftën globale kundër përhapjes së virusit, po kërkon po ashtu të njëjtën energji për të ndalur atë që konsiderohet “pandemi lajmesh të rreme”.
Lufte biologjike….. ? Eshte me te vertete drame ne Itali me afer 1000 te vdekur ne dite….. Une mendoje qe ne ato zona te Lombardise duhen te paisen me kundragaze lufte dhe jo mascherina kineze.
Dmth delja dolly qe u krijua ne laborator nuk rritej normalisht sepse nuk hante bar si te gjitha delet?
Edhe pas kaq shume viktimash akoma shkenca nuk dine sesi perhapet virusi por ajo qe vertet atyre u intereson qe ky virus ka ardhe nga lakuriqi kete nuk duhet ta luaj as topi
Sikur lakuriqet erdhen sot ne kete planet dhe sapo rane ne kontakt me gjallesat e tjera qe baba koronavirusi njerzimit
Vazhdojne supozimet per te mbyllur gojen fakteve!