Koronavirusi/ Kryeministri grek: Le ta shndërrojmë çdo shtëpi tonën në kështjellë të jetës

23 Mars 2020, 15:23Rajoni TEMA

“Le ta shndërrojmë çdo shtëpi tonën në kështjellë të jetës, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Nga sot, kufizimet e rrepta të qarkullimit do të zbatohen në të gjithë Greqinë”, tha kryeministri grek në një postim në twitter.

”Bëni që çdo shtëpi të shndërrohet në një kala të jetës dhe lërini dyert tona të qëndrojnë të mbyllura për koronavirusin. Të qëndrojmë të shëndetshëm, të qëndrojmë të sigurt, të qëndrojmë në shtëpi”, theksoi ai.

Greqia ka gjithsej 624 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 15 vdekje deri sot.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se shumica e rasteve kanë ndodhur në Athinë dhe se 55,7% ishin burra.

Nga 15 vdekjet që nga momenti i parë që u diagnostikua në Greqi, 14 pacientë vuanin nga sëmundje të tjera.  Mosha mesatare e viktimave ishte 77 vjeç.

Gjithsej 19 persona janë larguar nga spitalet të shëruar..

1 komente në “Koronavirusi/ Kryeministri grek: Le ta shndërrojmë çdo shtëpi tonën në kështjellë të jetës”

  1. LORA says:

    Fjale frymezuese,?,
    drejtuar qytetarve greke
    nga Kryeministri i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje