Mali i Zi konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

23 Mars 2020, 09:30Rajoni TEMA

Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi është regjistruar sot në Mal të Zi, raporton Anadolu Agency.

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviç, deklaroi se bëhet fjalë për një burrë të moshës 65-vjeçare që mbrëmë pas mesnate është pranuar me mushkëri kronikisht të sëmura.

“Mostra është marrë pas ardhjes së pacientit në Qendrën Klinike, ndërsa analizat konfirmuan se pacienti ka pasur COVID-19. Ky qytetar në gjysmën e parë të këtij muaji ka qëndruar në Serbi”, tha Erakoviç.

Në Mal të Zi gjithsej 21 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa nën mbikëqyrje shëndetësore sanitare gjenden 5.565 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje