Nga Albin Kurti
Me vendimin e saj të ditës së hënë, Qeveria e Republikës së Kosovës, me një votë gati unanim, miratoi masa të reja të rekomanduara nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, për të fituar sa më bindës dhe sa më shpejt betejën tonë të përbashkët kundër virusit COVID-19. Po të njëjtën natë, presidenti i Republikës së Kosovës ndërmori një hap të paprecedentë dhe të papërgjegjshëm por, fatkeqësisht, jo edhe të papritur, duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve policorë që të rezistojnë zbatimin e Vendimit të Qeverisë dhe, në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe banorëve të Republikës sonë. Ndërsa, dje në mëngjes, presidenti vazhdoi edhe më tej betejën e tij kundër rekomandimeve të IKShP-së, duke e kontestuar Vendimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Përkundër gabimeve elementare juridike dhe pretendimeve që nuk qëndrojnë fare, të bëra nga presidenti në kërkesën e tij, unë dhe Zyra ime dërguam përgjigje në kërkesën e presidentit mbrëmë para orës 22:00, në të cilën përgjigje kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me argumentimin prima facie të kërkesës, pretendimin e presidentit për dëmin e pariparueshëm si dhe në lidhje me interesin publik. E kemi bërë të qartë konsiderimin tonë se Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë në Rregullin 57.4 shkronjat (a), (b) dhe (c) se në mënyrë kumulative duhet plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë dispozitë. Presidenti në këtë rast duhet në mënyrë kumulative (1) të ndërtojë prima facie rastin, (2) të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit i shkakton dëm të pariparueshëm dhe (3) të dëshmojë se masa e përkohshme është në interesin publik. Marrë parasysh që presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani. Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve.
Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën.
Prostidenti Taqi i ka la duart moti, ka mare “abdes” per te shkuar ne Hage.
Mirëdita zoti Kurti,
nuk e besoj se do e lexoshkët shënim, por po e shkruaj për të tjerët.
Hipokrizia njerëzore është e pranueshme, por ajo politike nuk është! Ti këtë e di. Tani, si edhe më parë, është koha të vendosësh disa t vërteta dhe jo çalime politike.
Askush më shumë se sa ti nuk e kërkon prishjen e qeverisë dhe me këtë i shmangesh tri problemeve : heqjen e taksës, përballimin e coronavirusit dhe bisedimet me shtetin serb.
Kriza e tashme nuk erdhi nga presidenti, por nga ti. Kishe kohë që kërkoje të hiqje Agim Veliun si ministër i brendshë, pasi ai ka qenë kundërshtari yt politik dhe , si i tillë, nuk binte në gjunjë. Pse e hoqe? Për një fjali? Se corona po rritet? A nuk po rritet? A nuk pranon edhe ti se jemi në fazën rritëse të saj. Se ai tha se duhet vendosë gjendja e jashtëzakonshme? Çka ka të keqe këtu? Kurgja! he, edhe ti e vendose, por i pa i vënë emrin. Nse të kishte interesua kaq shum shendeti i popullatës, ta kishe vedosë gjendjen e jashtëzakonshme normalisht. Ti nuk e kishe hallin te gjendja, por tek institucioni i presidentit. Se ardhja yte ne qeveri ka pasur qysh ne fillim largimin e presidentit. Sepse keshtu i ke të gjithë pushtetet. Vjosa devijoi. E ke ditë. Megjithëse mendonim se Vjosa ishte ardhje e Amerikës, doli se ishte e pushtetit. Presdenti , të cilin e mallkon ti qysh prej rambujesë, kur nuk pranoi propozimin e Demaçit që ti të ishte në këmbë të tij në delegacion, të paktën ka bërë disa vepra që ti i mallkon, si lirinë e Kosovës, si shefi politik i UÇK, pavartësinë e saj, si kryeministër, e ti as lirinë nuk e njoftë,se ke shkruar e bërtitur disa herë se nuk ka liri, e as shtetin nuk e ke njohur se ke thane se nuk ka shtet të pavarur, as bisedimet nuk i ke njohur se ke thane jo negociata, por vetëvendosje, pra jo Hashim, por Albin; as flamurin nuk e ke njohur, as kuvendin, ku ke fillue me hedhë tym e flakë, me gjujt vezë, me i thanë të gjithëve hajna e spiunë të Serbisë.
E ti vetë hala nuk e ke sqarue se si te liroi ty Serbia prej burgut, krejt të parit, si nderhyri sherbimi frances përmes presidentit Shirak me te lirue..dhe vetem per ty..lexo letrën kadaresë dërguar këtij presidenti…hala nuk ke sqarua pse she me u mbulue me çarçaf gratë..pse nuk i dënove kurrë radikalët islamikë, pse ishte kundër bisedimeve dhe Amerikës.
fajin nuk ta ka as Ise Mustafa, që për fat të keq është shërbëtor i Serbisë, me të cilin lidhe krushqi politike, as Lista Serbe, qe the nuk i marrë kurrë në qeveri e tash i ke aty tuj të përkrahë; fajin nuk ta ka as Hashim Thaçi, që ti e lufton, as populli i Kosovës që kishe kerkue të futej në luftë ur filloi lufta në Kroaci dhe të shfarosej, as Rambujeja ku hala sot je kundër.
fajin ta ka narcizmi yt i pafund.
Prandaj mblidh mendjen, kthe ne qeveri Agim veliun, perballoni kete situate e mandej ju marrte dreqi te dyve bashke me kete qeveri
MENDUM SE HOQEM MAGJARIN RAMUSH DHE SHPETUM POR KY NA DOLI ME KARABUSH. MBASI E DENONCOI IS MUSTAFEN DISA HERE PER HAJDUT PER CUDI BERI ALEANCE ME TE…..