Pentagoni zbulon se pandemia e koronavirusit do zgjasë 3 muaj, mbase dhe korrikun

25 Mars 2020, 08:51Bota TEMA

Zyrtarët e lartë të Pentagonit paralajmëruan të martën se shpërthimi i koronavirusit do të zgjasë në SHBA për të paktën edhe “tre muajt” e ardhshëm.

Sekretari i mbrojtjes Mark Esper të martën nga Pentagoni vlerësoi se vendi mund të luftojë me pandeminë COVID-19 që tronditi kombin për të paktën 10 javë.

“Mendoj se do jetë një eriudhë nga 8-10 javë. Ne po planifikojmë të zgjasë sa më pak dhe po përpiqemi të marrim masat paraprake ër ta bërë atë”, shprehet Esper.

Këto tre muaj varen nga ajo se farë bëjmë ne si komb për ta zbutur atë dhe për të ulur kurbën. Ushtria e SHBA do përpiqet ta bëjë këtë. 

Të gjitha këto do të mund të shpjenë deri te një kaos politik në disa vende. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjenerali amerikan Milley, i cili pranoi se mungesa e maskave, dorëzave apo edhe respiratorëve do të mund të kishte “pasoja të rënda në disa vende, jo vetëm sa i përket aspektit shëndetësor”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje