Shpresë për botën, kompania birtanike njofton ndërtimin e 15 mijë respiratorëve

26 Mars 2020, 20:24Bota TEMA

Britania duket se po gjen zgjidhjen për të luftuar me sa më pak pasoja koronavirusin. CNN shkruan sot se qeveria Britanike ka porositur 10 mijë respiratore për të mbështetur përpjekjet e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të vendit për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Kompania që do dizejnojë këta respiratorë do të jetë Dyson, e cila do të punojë me një kapacitet të plotë dhe shumë shpejt kërkesa e qeverisë së drejtuar nga Boris Jonson do jetë gati. James Dyson , themeluesi i kompanisë, konfirmoi porosinë që i ishte bërë.

Një ventilator mbështet një pacient që nuk është më në gjendje të mirëmbajë rrugët e veta ajrore, por për fat të keq aktualisht ekziston një mungesë e konsiderueshme, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në vendet e tjera të botës“, shkroi Dyson.

Dyson tha që kompania kishte projektuar dhe ndërtuar një respirator krejtësisht të ri, të quajtur “CoVent”, pasi ai mori një telefonatë 10 ditë më parë nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Një zëdhënës i kompaninë tha që respiratorët do të jenë gati deri në fillim të prillit. Dyson, i cili ka pasuri në vlerë 10 miliardë dollarë sipas Bloomberg , shkroi në letrën e tij se gjithashtu do të dhuronte 5,000 dhe për vende të tjera që po luftojnë me pandeminë.

2 komente në “Shpresë për botën, kompania birtanike njofton ndërtimin e 15 mijë respiratorëve”

  1. +10 says:

    Eshte shprese vetem per nje qytet ne Britani. Nuk thuhet ndertimin por prodhimin. Vetem New York ka nevoje per 150000 respiratore.

  2. tarasi qe ta plasi says:

    Dyson prodhon fshesa me korrent.
    Pra Dyson do te invertoje Aspiratoret duke i kthyer ne Respiratore … hhaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje