Të dhënat shqetësuese: 14% e pacientëve të shëruar në Kinë janë infektuar sërish

26 Mars 2020, 21:35Bota TEMA

Në Kinë rezulton se 14% e pacientëve që janë shëruar nga koronavirusi janë infektuar sërish. Këto të dhëna janë bërë publike nga ekspertët mjekësorë, të cilët thonë se disa pacientë kanë rezultuar sërish pozitiv.

Ky lajm vjen pas alarmit të ekspertëve, të cilët i druhen faktit se Kina mund të përballet me një valë të dytë të epidemisë për shkak të rasteve të importuara apo shtetasve të huaj që udhëtojnë drejt Kinës, por dhe atyre personave që nuk kanë simptoma edhe pse mund të jenë të infektuar.

Mjekët në Kinë zbuluan në një spital në Wuhan, vendi ku shpërtheu epidemia që më pas u klasifikua si pandemi, se 5 nga 147 pacientët e shëruar rezultuan sërish pozitiv ndaj virusit. Por, këta pacientë që rezultojnë të infektuar për herë të dytë pas rikuperimit, nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Një pikë e rëndësishme e studimit është edhe fakti që këta mbartës të virusit për herë të dytë, nuk kanë infektuar persona të tjerë, pasi anëtarët e familjeve të tyre rezultuan negativ ndaj testit. Ekspertët mjekësor këshillojnë që pacientët e rikuperuar të mbahen nën vëzhgim dhe të qëndrojnë në karantinë për të paktën 14 ditë.

2 komente në “Të dhënat shqetësuese: 14% e pacientëve të shëruar në Kinë janë infektuar sërish”

  1. Epirioti II says:

    Nuk jane te infektuar serish, por ose u iken shume ngadale infeksioni ose sistemi imunitar u eshte bere i tille qe jep rezultate te gabuara ne testin klasik per korona. Testi me skanim te mushkrive tek keta paciente del negativ sepse jane te sheruar, keshtu qe asnje nuk di te thote asgje te sakte per kete fenomen, por pasi te kene te dhena afatgjate te konfirmuara nga vende te ndryshme te botes shkenctaret do te arrijne ta shpjegojne sakte edhe kete fenomen.

    Gazetaria – Google Seach – Google Translate – Copy Paste – Fut nje titull bombastik – Nxirre online po e dalldis boten.
    Po rritet nje brez te rinjsh qe kujtojne se po e tha nje gje nje zgëqe e Internetit e ka thene Zoti me gojen e tij.

  2. C'a bohet says:

    Vazhdojne tregimet me kinezeri, jane mashtruesa, pandemia ne Kine nuk ka perfunduar.
    E mbajten te fshehte pandemine per dy muaj.
    Kina duhet te perballet me Gjykata Speciale, duhet te vendosen ne kar-antine dhe te paguajne triliona dollar ndaj vendeve te tjera, kane shkatuar vuajtje dhe vdekje ne njerez dhe futen ne kolaps ekonomine boterore..
    Shtet kriminel dhe diktarial komusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje