Anija spitalore Mercy ankoron në Los Angeles

28 Mars 2020, 13:42Bota TEMA
Anija spitalore Mercy ankoron në Los Angeles

Anija spitalore Mercy ankoroi në mëngjes në portin e Los Angeles me qëllim ndihmesën ndaj të infektuarve me koronavirus.

Anija, e konvertuar në mënyrë specifike për t’u përdorur në rast fatkeqësie, ka 1.000 shtretër, një laborator mjekësor, një farmaci, 12 dhoma operimi dhe një urë për uljen e helikopterëve ushtarakë.

Ka 800 punonjës shëndetësorë në bord, njoftoi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Anija është e gatshme të mirëpresë pacientët që nga nesër./theguardian/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje