Iran, arrin në 2 500 numri i të vdekurve nga COVID-19

28 Mars 2020, 15:54Bota TEMA

Autoritetet iraniane njoftuan sot 139 të vdekur si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 2 517 të vdekur bilancin zyrtar në Iran si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 3 076 raste të reja të kontaminuar gjatë 24 orëve të fundit”, theksoi Kianouche Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në një conference shtypi.

Në total 35 408 rast janë regjistruar zyrtarisht në Iran.

“Mes personave të shtruar në spital, 3 026 janë në gjendje kritike”, deklaroi Jahanpour, sipas të cilit 11 679 pacientë janë shëruar dhe janë lejuar të dalin nga spitali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje