Duke cituar rastet nëpër spitale, drejtori i Shëndetit Publik të Worchesterit në Massachusetts, Michael Hirsch, thotë se po zbulohet një simptomë e re e koronavirusit tek personat e prekur prej tij.
“Ajo që kemi parë është se një pjesë e pacientëve nuk vijnë më shumë me probleme të frymëmarrjes sesa me dhimbje e trazim të stomakut”, thotë mjeku.
Hirsch shpjegoi edhe arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, shqetësime të tilla janë rezultat i faktit që pneumonia tek pacientët zhvillohet në lobin e poshtëm të mushkërive. Ato pësojnë inflamacion, duke irrituar diafragmën që shkakton më tej dhimbje në stomak.
“ Sa më shumë e njohim këtë sëmundje, aq më shumë shohim se manifestimi I saj nuk I përgjigjet gjithmonë “ kornizës klasike” të kollës së thatë dhe temperatures”, thotë eksperti, duke nënvizuar këtu pikërisht shenjën e re të infektimit: dhimbje të stomakut pa simptoma respiratore.
Një situatë e tillë është vënë re më së shumti tek moshat e reja, ndërsa ato të thyerat vazhdojnë të mundohen kryesisht nga vështirësia në frymëmarrje.
Eshte e pranushme , pra si per vazhdimesi kontakti , kur thuhet se inflamacioni qe zhvillohet tek lobet e poshtme te mushkerive irriton diafragmen e cila me tej shkakton dhimbje stomaku . Pra moshat e reja duhet ta kene mire parasysh kete situate .
Atehere jane pyetjet :
1- Inflamimi i lobeve te poshtme te mushkerise eshte nje vend-preference direkte e Covid-19 per tek moshat e reja apo eshte nje “rrjedhje” e shpejte dhe e fshehte e inflamimit te siperm , per efekt ndoshta te gravitetit , gjate qendrimit vertikal dhe te qenurit vazhdimisht teper aktiv te moshes se re ?
2- A mund te jete thellesia e poshtme e ketyre lobeve te mushkerise si nje mundesi inflamimi pa shenja te dukshme tek frymemarja ?
3- Ne cilen kohe (faze) te ketij inflamimi te poshtem te mushkerise fillon e cfaqet shenja e temperatures ?