BE kundër Trump: Nuk ka të dhëna që dy medikamentet antimalarikë janë efektive ndaj koronavirusit

31 Mars 2020, 19:53Bota TEMA

Presidenti Donald Trump deklaroi disa ditë më parë se medikamenti animalarik hidroksiklorokinë mund të jetë një nga ilaçet që do të ndryshojë historinë e mjekësisë për shkak të asaj që ai do të arrijë kundër Covid-19.

Komisioni Evropian deklaroi se nuk ka të dhëna që dy medikamentet e shpallura nga presidenti amerikan, Donald Trump si kura e mundshme çudibërëse kundër Covid-19 janë efektive ndaj sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

“Efikasiteti i hidroksiklorokinëse në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus deri më sot nuk është provuar”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Shërbimet amerikane të Shëndetësisë e vendosën një ditë më parë hidroksiklorokinën në listën e burimeve mjekësore të mbrojtura pasi presidenti Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv që ndalon rritjen e çmimeve.

2 komente në “BE kundër Trump: Nuk ka të dhëna që dy medikamentet antimalarikë janë efektive ndaj koronavirusit”

  1. Titi says:

    JU JENI SHITUR KE KINA KOKE E KEMBE O PLEHRA.PSE NUK GUXONI TE THONI NJE LLAF KUNDER KOMUNISTEVE ZHULSA QE PO JU SHFAROSIN PO MERENI ME TRUMPIN.

  2. Aron says:

    BE eshte bere per te ardhur keq dhe me teper bejne propaganden e Kines. Trumpi nuk e tha nga vetja kete, por sepse shume doktor kane dalur garant, pasi kane sherruar nje pjese te mire te pacientve te tyre me keto ilace.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje