Një studim i ri ka zbuluar të martën se përqindja e personave që humbin jetën nga koronavirusi është shumë më e ulët nga sa ishte menduar. Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet” dhe që po sillet i përmbledhur më poshtë nga gazeta “Si”, vlerësoi se vetëm 0.66% e të infektuarve me virus humbin jetën.
Kjo shkallë e vdekshmërisë së koronavirusit, e cila është më e ulët se vlerësimet e mëparshme, merr në konsideratë rastet e diagnostikuara, por është akoma më e lartë se 0,1% e njerëzve që vriten nga gripi.
Studimi zbuloi se duke mos marrë parasysh njerëzit që nuk shfaqin simptoma duke e kaluar virusin pa ndihmë mjekësore, studiuesit mendonin se shkalla e vdekjes së koronavirusit ishte 1.38%.
Në fillim të marsit, për shembull, Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Amerikan të Sëmundjeve Infektive tha se shkalla e vdekshmërisë është rreth 2%”. Por problemi qëndron se për të llogaritur shkallën e vdekshmërisë, studiuesit duhet të dinë numrin preciz të viktimave dhe atë të rasteve të prekura.
Deri më tani, ajo që është e sigurt është numri i viktimave. Por ashtu siç u vërtetua edhe nga Italia fqinje, në këtë moment është e pamundur të llogaritet numri real i të prekurve, pasi pjesa më e madhe e tyre priren të shfaqin simptoma të lehta ose të mos shfaqin fare.
Në këtë studim, studiuesit u përqendruan tek mënyra se si u përhap virusi tek amerikanët dhe europianët e rikthyer nga Wuhani pas shpërthimit të epidemisë.
Si pjesë e studimit, të riatdhesuarit u analizuan me teste PCR, një lloj testi që është në gjendje të identifikojë se sa prej tyre ishin infektuar, edhe nëse nuk shfaqnin simptoma, apo ishin ende në fazën e inkubimit.
Studiuesit kombinuan të dhënat me informacionin publik në Europë dhe SHBA mbi rastet e raportuara dhe vdekjet, duke zbuluar se niveli i përgjithshëm i vdekjeve ishte 0.6 %.
Ata zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ndryshonte sipas grupmoshave. Ajo arrinte me afërsisht 7.8% për pacientët mbi 80 vjeç . Ndërkohë, infektimi me pasojë vdekjen ishte jashtëzakonisht i rralla tek fëmijët më të vegjël se 9 vjeç, me një shkallë fataliteti prej vetëm 0.00161%.
Për grupmoshat më të reja se 40 vjeç, shkalla e vdekjes nuk ishte kurrë më e lartë se 0.16%, sipas studimit. Nga 1.000 të rinj të infektuar, rreth 1 ose 2 mund të humbin jetën.
Analiza zbulon po ashtu se në shumicën e rasteve ata që kanë nevojë të shtrohen në spital janë të prekurit mbi 50 vjeç e lart. “Nga vëzhgimi ynë i rasteve të prekura në Kinë, SHBA dhe Europë, mund të themi se pjesa më e madhe e grupmoshave nën 50 vjeç mund ta kalojnë virusin me trajtime të lehta, pa qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve” tha Azra Ghani, një profesor në Imperial College London dhe një autor i studimit.
Studiuesit vëzhguan edhe rastet e 711 të infektuarve në anijen “Diamond Princess”. Studimi zbuloi se mund të duhen javë të tëra që njerëzit të shërohen nga koronavirusi, duke çuar në paralizimin e sistemit shëndetësor. Studiuesit zbuluan se koha mesatare nga fillimi i simptomave deri tek shërimi ishte rreth 25 ditë. Kjo është edhe arsyeja përse ata këshillojnë shtrimin në spital vetëm të grupmoshave të rrezikuara dhe rasteve kritike. Një pjesë e pacientëve sipas tyre mund të mos shtrohen në spital gjatë ditëve të para pasi i shfaqen simptomat, por mund të shtrohen për disa ditë derisa të jenë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Në një artikull që shoqëronte studimin, Shigui Ruan, profesor në Universitetin e Miami, theksoi se vlerësimi i shkallës së vdekshmërisë së koronavirusit “në kohë reale gjatë epidemisë së tij është e pamundur”. Sipas tij, pas përfundimit të pandemisë, studiuesit mund të zbulojnë se numri real i të prekurve ka qënë shumë më i madh, ndërsa shkalla e vdekshmërisë edhe më e ulët nga sa ishte parashikuar.
Shqiperi 234 te infektuar 13 vdekje
Itali 100 mije te indektuar 10 mije vdekje
Spanje 80 te infektuar 8 mije vdekje
Perqindjen nxirre vete
Sa per ata pa simptoma perderisa nuk jane testuar nuk jane te infektuar pra jane hamendesime
Kurse shifrat lart jane testuar dhe jane te dhena zyrtare
E vërtetë. Madje dyshoj se edhe përqindja 0.1 (një për njëmijë) që thonë për gripin stinor mund të jetë llogaritur mbi numrin e simptomatikëve, pa marrë parasysh njerëzit që pothuaj nuk e ndjejnë, ose e kalojnë shumë lehtë.
Eshte shume e kuptueshme,duhet minimizuar,sepse ndryshe duhet mbajtur mbyllr per muaj.Keshtu qetesohen te gjithe,dhe shpeton ai qe mundet,zoti na ruajt
Keto jane si kofini pas te vjeli.Po vdesin nga 1 mije persona ne dite,aq problem sa skane ku ti varrosin dhe spo ja dalin me arkivole.Duhet pranuar se eshte shume i rrezikshem dhe vdekjeprures.Keta lloj artikujsh tani, nuk munde ti qetesojne njerzit dhe aq me pak tregjet eko/financiare.Jemi perball nje krize besimi te te gjithe sistemit kapitalist, i cili ka majmur nje pakice prej 5 % , ndersa pjesa tjeter , thjesht jane argat.Zgjidhja do vij permes masave drastike per uljen e fitimeve dhe venien ne pune te kapitaleve qe zoterojne 1 % e poullsise. Ky kapital i ketyre 1 % , arrin ne zoterimin e gjysmes se pasurise se rruzullit tokesor.Ose dimesion i ri dhe vizion largpames, ose thjesht njerzit do vdesin si mizat dhe planeti do shkaterrohet.
Mos enderro kot. Te jesh i sigurte qe pas kesaj krize do te ndodhi ajo qe ka ndodhur gjithmone pas krizave. Te pasurit do pasurohen edhe me shume ndersa te varferit do varferohen me teper.
Kjo do të thotë se Sazan Guri ishte i saktë! Shqiptarët kanë një strukturë të ndryshme gjenetike dhe janë të fortë kundër sulmeve të tilla virale!
Sa Jane shtruar e sa kane vdekur, nuk Jane te vetmet statistika. Dihet dhe sa njerez, mesatarisht, infekton nje person. Per rrjedhoje, sa kane kaluar virusin, me probleme e sa pa probleme.
Nga sa thote artikulli, media dhe paqartesite e fillimit, e kane percorcuar friken.
po, por fale karantines. spitalet kan respirator dhe shtreter per mjekim intensiv te mjaftueshem. pa karantine vdekshmeria do te shkonte mbi 10 per qind.