Si pritet të ndikojnë tek ndryshimet klimatike përfitimet që i sjell natyrës pandemia Covid-19?!

31 Mars 2020, 13:30Bota TEMA

Pandemia Covid-19, i dha tokës dhe ajrit ‘’kohë  për tu shëruar’’ nga mbingarkesa në  ndotje që po përjetonte. Gjatë kësaj periudhe, u shfaqën sërish delfinët në  kanalet e Venecias, zogjtë  duke kënduar masivisht në Francë, dhelprat duke shëtitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe drerët i kemi parë  duke qarkulluar në  stacionet e metrosë  në  Japoni.

Pra, praktikisht natyra po i përgjigjet faktit që një e treta e popullsisë së botës tani po jeton në izolim përballë pandemisë globale COVID-19.

Është pvënë re një rënie drastike e nivelit të  ndotjes, që sillnin automjetet e panumerta apo dhe transporti publik.

Koperniku, shërbimi i Bashkimit Europian, për monitorimin e klimës, ka zbuluar që nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit, nivelet e ndotjes në Milano ishte 21 përqind më e ulët në  krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trende të dioksidit të azotit në veri të Italisë po binin me një normë prej rreth 10 përqind çdo javë. Të njëjtën rezultat konfirmoi dhe Agjensia Europiane e Mjedisit për rajonin e Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se 4.6 milion njerëz vdesin çdo vit nga shkaqet që i atribuohen drejtpërdrejt ndotjes së ajrit, kështu që çdo lloj ulje mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e popullatës.

Fatkeqësisht, ndërsa ndotja në rënie mund të nënkuptojë frymëmarrje më të lehtë dhe të zvogëlojë rreziqet shëndetësore për miliona njerëz në të gjithë botën, kjo nuk nënkupton të njëjtat rezultate edhe për planetin, sipas studiuesve. Sasitë e gazrave serë që pompohen në atmosferë çdo vit janë thjesht shumë të mëdha për një ngadalësim afatshkurtër si ai që po shohim tani.

Kjo gjendje nuk do të ndikojë në ndryshimin e klimës, në asnjë mënyrë. Do të shihni një rënie të vogël në  nivelin e ndotjes në Kinë, pasi ata kishin një ulje prej 25 përqind, por që përfaqëson vetëm një për qind gjatë gjithë vitit.

Pra, jo, kur bëhet fjalë për nivelet e CO2 në atmosferë, ato janë akoma në nivelin e tyre më të lartë. Herën e fundit që kemi pasur nivele të CO2 në  nivele të  larta, kishte më  shumë gjelbërim dhe oqeanet ishin disa dhjetëra metra më të larta se sa janë tani. Kjo nënkupton se ndryshimet klimatike do të  vazhdojnë të jenë shqetësuese pavarësisht ndryshimeve që mund të sjellë kjo periudhë e pandemisë .(scan)

1 komente në “Si pritet të ndikojnë tek ndryshimet klimatike përfitimet që i sjell natyrës pandemia Covid-19?!”

  1. emigranti says:

    C’jane keto budallalleqe.
    Ndersa ky virus pritet tee shkaktoje nje krize ekonomike, ndikimi i njriut ne atmosfere eshte minimal krahasuar me forcat endogjene ( si p.sh. vullkanet ) dhe ato egzogjene, si psh. Dielli me shperthimet e tij, dhe sisteme te tjera te cilat gjate trajektores se tyre ne periudha te vecanta i afrohen relativisht aq afer sistemit tone diellor sa te ndikojne ne gravitacion, pra dhe ne remperature sistemin tone diellor, per rrjedhim edhe Token tone.
    Ndersa efekti sere ” i shkaktuar ” nga CO2 eshte nje sajese per te perligjur taksen e karbonit.
    Dihet se masa molekulare e CO2 eshte 44, ndersa e ajrit 29.
    Pra i bie qe gazi karbonik te qendroje poshte dhe ne fakt vetem nje pjese e vogel shkon lart duke ju bashkangjitur ajrit.
    Nje pjese e CO2 thithet nga bimet gjate fotosintezes, ndersa pjesa me e madhe nga oqeanet duke u kthyer ne H2CO3 ( acid karbonik ) i, i cili perdoret nga planktonet ( baza e ushqimit per boten ujore, krahas bimeve nenujore ) duke u kthyer nga keto ne glukoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje