Shkencëtarë nga e gjithë bota po studiojnë kur dhe ku filloi potencialisht koronavirusi i ri (COVID-19). “Për shkak të raportimeve të mediave perëndimore, të fokusuara në Kinë, pjesa më e madhe e botës beson se koronavirusi i ri u shpërnda në të gjitha shtetet e tjera nga Kina, por kjo është provuar si një teori e gabuar”.
Kështu shkruan Qendra e Ekspertëve kanadez “Global Research” në një artikull shkencor, ku citohen dhe virologët kinezë, të cilët kanë konstatuar se Covid-19 në Iran dhe Itali ka pësuar një mutacion gjenetik.
Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi disa artikuj duke nënvizuar faktin se origjina e virusit të ri nuk është nga Wuhani në Kinë, siç supozohet aktualisht. Daniel Lucey, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown, pranoi se virusi mund ta ketë pikënisjen nga diku tjetër, pasi nga 41 rastet e para në Wuhan, 13 prej tyre nuk kanë pasur qasje në tregun e ushqimit të detit Huanan, ku u shënuan të infektuarit fillestarë.
Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar se një version më i butë i Covid-19, ka qarkulluar me shumë mundësi mes popullatës për vite, ndoshta dhe dekada. Revista shkencore “Cell”, publikoi një studim nga ekspertë në Kinë dhe Australi që mbështesin këtë teori, duke nënvizuar se virusi pësoi mutacion gjenetik gjatë periudhës së përhapjes së fshehtë, përpara dhjetorit të 2019-ës.
Ekspertët e shëndetësisë kanë hedhur poshtë dhe teorinë konspirative se virusi është prodhuar në laborator. Pesë shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia, publikuan një studim, në të cilin konstatohej se koronavirusi i ri nuk është ndërtuar në laborator dhe se nuk mund të manipulohet qëllimisht.
“Një gjë mund t’iu them, kjo nuk është një armë biologjike, askush se krijoi atë në një laborator. Ky është një prodhim i natyrës”, thekson Doktor Robert Garry, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane. Ed
Une jam 42 vjec ne lidhje me sa me lart dhe sipas simptomave qe thone per virusin munde te them se para 7 muajsh kam qene me grip po ndryshe nga heret e tjera ne jete ka qene shume i rende jam cuditur sepse kisha vazhdimisht temperature te larte kolle deri ne rraskapitje djersija aq shume sa carcafet dhe rrobat i nderroja cdo dy ore sikur i kisha futur ne uje dhe kisha dhembje te tmerrshme muskujsh dhe kockash kur kaloi pas 8 ditesh nuk prekja dot trupin nga dhembja qe kalova dhe rashe 7 kg nga pesha .cte them mbase ka qarkulluar me pare..sidoqofte mund ta them me siguri qe ajo qe kalova nuk ishte kurrsesi grip i zakonshem. ishte grip sepse diagnostikimin e kam marre ne Stockholm por dicka qe se kisha kaluar kurre ne jete.faleminderit
Gjithashtu edhe mua me kane ndodhur te njejtat simptoma ne janar,jam 48 vjec dhe si ky grip nuk kam kaluar ne jeten time u kam thene familjareve
Kurte bejme analizat sierollgjike do e kuptojme ne qofte se kemi trupa mrojteste te ketij virusi apo jo.Edhe une e kam kaluar nje gje te tille,por nuk kisha veshtiresi frymemarrje,gje qe virusi ne fjale,ka kolle,dhe dimbje te kokes dhe muskujve shume te forta, tempeature,edhe 40grade,madje edhe 1jave rresht,pastaj fillon edhe veshtiresia ne frymemarrje,ku ata me veshtiresi kane te nevojshme shtrimin,dhe asistence oksigjeni farmakollogjike,por i vetedijshem,per nje pjesete mire pastaj,behen rendedhe kane nevoje per teapi intesive.Kur te vije momenti qe te bejme keto te uruara analiza,te shpresojme te jemi nga ata qe jane imune.
E njejta gje dhe me mua. javen e pare te janarit kalova nje jave si tip gripi por qe nuk e kisha kaluar me pare , ishte shume ndryshe dhe shume agresiv .
Edhe mua gjithashtu ne Januar dhe me mbajti gati Kater muaj ne krevat….
Gjithsesi te verteten e dine vetem Alienet e forte te Botes …Populli di cfare ka Lexuar ne Info : te pergjithshme ,,vetem numrat sa e sa Kane vdekur ..
Ne 2019 ka patur disa raste te cuditshme gripi me pnemuoni te forte te pa shpjegueshme pasi nuk ekzistonte njohuria. Ne 2020 u raportuan raste serioze te pnemounise akute ne Japoni pasi kishin udhetuar ne Hawai, shume raste ne US me pasoje vdekjen i’u atribuan gripit sezonal dhe filluan nje fushate masive vaksinimi.
Ky virus ekziston prej disa vitesh por jo me shume se 3-5 vjet. Qe prej te pakten 2015 ekziston nje studim mbi te per te gjetur se kush gjallese mund te jete mbartes dhe te beje kalimin tek njeriu. Tani e kane gjetur dhe e testuan ato mendje djallzore qe nuk i perkasin shkences.