Sërish bilanc i kobshëm vdekjesh në Itali: Ndërrojnë jetë 837 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve, shkon në 12 428 numri i vdekjeve

31 Mars 2020, 18:00Bota TEMA

Është shënuar sërish bilanc i lartë viktimash në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të koronavirusit kanë ndërruar jetë 824 individë.

Kurba e pandemisë së COVID 19 shfaqet në të njëjtën linjë qëndrueshmërie me ritmet e rritjes së një dite më parë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12 428.

Numri i personave të infektuar është 105 792. Janë 4053 më shumë se një ditë më parë.

Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 15 729 e janë 1109 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në repartet e terapisë intesive po kurohen 4023 pacientë e janë 42 pacientë të rinj të shtruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në strukturat spitalore po kurohen 28 192 e 45 420 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë nurmi i viktimave ka arritur në total në 7199 e janë 381 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i pacientëve në 43 208.

Në Itali janë kryer deri më sot 506 968 tampone.

Në rajonin e Lazios janë regjistruar deri më sot 162 viktima e 3095 të infektuar.

Rajoni i Milises ka numrin më të ulët të personave të infektuar, 144 e 9 viktima.

1 komente në “Sërish bilanc i kobshëm vdekjesh në Itali: Ndërrojnë jetë 837 të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve, shkon në 12 428 numri i vdekjeve”

  1. Zigur qarri junior 2020 says:

    fjala ” i kobshëm” nuk është për ju shpellarë të pandjeshëm gazetarë

    është për njerëz mer ndeshmëri dhe zemër të madhe që e duan të vërtetën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje